Futboll Gossip Sport

“ASKUSH NUK KA DËSHTUAR NË SEKS ME MUA”/ Wanda Nara rrëfen: Ja sekreti me Brozovic…

Vanda Nara ka zbuluar sekretet e jetës së saj në një intervistë të re, këtë herë për emisionin italian satirik “Le Iene”, duke rrëfyer edhe gjërat që e kanë shqetësuar shumë gjatë historisë së dashurisë me Mauro Ikardin.

Vanda55

“Thonë se po i rrënoj jetën bashkëshortit tim, nuk është e vërtetë”, është mbrojtur menaxherja e lojtarit, duke nënvizuar se do të përpiqet në të gjitha mënyrat që huazimi i argjentinasit nga Interi te PSG të përmbushet me transferimin përfundimtar. Dhe çmimi i fiksuar mes palëve është rreth 70 milionë euro. Por, një nga mosmarrëveshjet më të mëdha Vanda e ka përballuar kur u përfol për një lidhje me një shok skuadre të Ikardit tek Interi, në veçanti me Marselo Brozoviçin.

Kroati formoi klanin e famshëm sllav me Ivan Perisiçin dhe Samir Handanoviçin në një sezon që u mbyll me humbjen e shiritit nga Mauro dhe në fund largimin nga skuadra. “Më ka shqetësuar fakti që kanë shpikur një histori dashurie me një shok të bashkëshortit tim, dikë që nuk e kam ndeshur kurrë në jetë”.

vanda

NDARJA ME MAKSIN 

Më pas argjentinasja ka prekur edhe problemin e krisjes së raportit me Maksi Lopezin, ish-bashkëshortin dhe mik të Ikardit, me të cilin ka tre fëmijë. Sipas saj, kjo ndarje është verifikuar pas një tradhtie, edhe pse nuk ka ngurruar të rrëfejë se edhe ajo vetë ka tradhtuar: “Por jo me Mauron”, ka thënë. Ndër të tjera, Vanda shton se ka vesin të kontrollojë Ikardin dhe telefonin e tij. “Nuk kam gjetur asgjë, jam e qetë. Edhe Mauro i di fjalëkalimet e mia. Seksi? Vlen 10 nga 10. Askush nuk ka dështuar në seks me mua”.

vanda nara

NJË GRUA NË FUTBOLL 

Vandës i është dashur të luftojë për të marrë një mbështetje në një botë historikisht për meshkuj. Argjentinasja lufton nga zyra për të mirën e bashkëshortit të saj, edhe nga televizionet italiane si opinioniste, por gjatë karrierës së saj ka pasur probleme të ndryshme. “Është një botë e vështirë për gratë, mbi të gjitha kur të thonë se nuk kupton asgjë. Madje, dikur në një takim të rëndësishëm, më kanë thënë që presidenti nuk fliste me gratë dhe që duhet të dërgoja dikë, një mashkull, për të më përfaqësuar…”.

Related posts

INTERI NË KRIZË/ Formacionet: Spalletti kërkon fitoren ndaj Sampdorias (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Predhë e Ronaldos, De Gea bëhet “merimangë” para portugezit (VIDEO)

Isa.Autor

TUCHEL SFIDON PSG/ Klubi rrezikon të përçahet nga mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment