Futboll Kategoria Superiore Sport

TRAJNERI U ZYRTARIZUA TEK BALLKANI/ Orges Shehi: Nuk ishte e shkruar që të merrja drejtimin e skuadrës, gjëja e parë që do bëja…

Orges Shehi ishte një nga kandidatët për të marrë vendin e trajnerit te Ballkani i Suharekës në Kosovë, pas largimit të Ismet Munishit.

Trajneri durrsak kishte kontakte me drejtuesit e Ballkanit, por këta të fundit më pas zgjodhën që drejtimin e skuadrës t’ia besonin Bledi Shkëmbit. Pas kësaj ka folur Shehi, i cili në një prononcim të shkurtër të dhënë për “Indeksonline” është shprehur se nuk ishte e shkruar që ai të merrte drejtimin e skuadrës nga Suhareka.

“Gjëja e parë që do bëja është se do drekoja menjëherë me ish-trajnerin Ismet Munishi. Megjithatë unë besoj që disa gjëra të realizohen, duhet të jetë e shkruar dhe në këtë rast nuk ishte e shkruar që unë ta merrja skuadrën.”

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Toure, Pires, Henry: 10 blerjet më të goditura të Arsene Wenger

Sadik.Autor

Ronaldo kërkon 50 mln euro në sezon, kontratë të përjetshme me Real Madrid

Q.Autor

HIDHET SHORTI I EUROPA LEAGUE/ Roma përballë Bilbao, sfidë e fortë dhe për United

F.autor

Leave a Comment