Futboll Premier League Sport

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Anchelotti me rrogë të “çmendur” te ekipi i ri

Karlo Ançeloti dhe Evertoni e kishin gjetur akordin mes tyre pas takimit të së hënës në Angli. Zyrtarizimi mungon vetëm për shkak të Napolit dhe OK-it që do të vijë nga klubi italian për të prishur marrëveshjen kontraktuale që mban ende lidhur me ish-skuadrën e tij teknikun italian (kontrata skadon më 30 qershor 2021).carloancelotti-cropped_vmx8bpeedi0o1xoytdwka673q

Topin e ka presidenti Aurelio De Laurentis, i cili është me fat, sepse do të kursejë milionat që i detyrohej trajnerit që shkarkoi pas ndeshjes me Genkun në Champions. Vetëm kjo po e shtyn zyrtarizimin e rikthimit të Karlo Ançelotit në Premier Ligë.

Ai ka rënë dakord që të drejtojë Evertonin për 4.5 vitet e ardhshme, nga e cila do të përfitojë një rrogë të çmendur: 11.5 milionë paund në vit, plus 2.5 milionë për çdo sezon që “Toffees” do të mbijetojnë në Premier Ligë.

Kështu që mjafton që ekipi i dytë i Liverpulit të mos bjerë nga kategoria dhe rroga vjetore e 60-vjeçarit do të arrijë në total 14 milionë paund. Kjo do ta bëjë atë trajnerin e katërt më të paguar të Anglisë: pas Pep Guardiolës (20 milionë paund), Zhoze Murinjos dhe Jyrgen Klopit (15 milionë paund).

I biri i tij, Davide, do të vazhdojë që të jetë asistenti i tij edhe në “Goodison Park”, ashtu siç 30- vjeçari ka bërë edhe te Bajerni dhe Napoli, ndërsa te Reali dhe PSG e ka ndihmuar babanë si trajner i fitnesit.

Trajneri provizor i Evertonit, Dankan Ferguson, do të jetë zëvendëstrajner. “The Sun” thotë se zyrtarizimi i Karletos do të bëhet ditën e enjte dhe të shtunën ai do të jetë në stolin e “Goodison Park” për ndeshjen kundër Arsenalit.

Related posts

Leo Messi flet për Griezmann dhe zbulon merkaton e Barçës

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Dortmund harron Sancho-n, gjen zëvendësuesin e anglezit për 30 milionë euro. Ja emri…

Delo.autor

JANË PËR TITULL/ Me Vidal dhe Nainggolan, fomacioni i Interit do të ishte kështu (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment