Futboll Kategoria Superiore Sport

BYLIS-LUFTËTARI/ Trajneri kërkon të marrë 3 pikët në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Bylisi do të presë në shtëpi Luftëtarin ditën e sotme në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.

Ekipi i Dovedan do të kërkojë të marrë vetëm tre pikët, në mënyrë që ta mbyllë këtë vit në vendin e dytë, pas ndeshjeve spektakolare që kanë treguar deri tani.

Megjithatë edhe Luftëtari është në emergjencë pikësh, dhe do të kërkojnë me çdo kusht të marrin pikë nga ndeshja e sotme. Gjirokastritët vijnë në këtë ndeshje pas fitores me Skënderbeun dhe do të kërkojnë surprizën edhe ditën e sotme.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll në barazim 1-1, ndërsa kjo e sotmja pritet që gjithashtu të jetë e luftuar.

Formacionet zyrtare:

Bylis : Miraka, Ntephe, Janku, Goxhaj, Peposhi, Hadroj, Muataj, Mëllugja, Bajramaj, Guindo, Celis.

Luftëtari: Qyrani, Demo, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Puci, Qato, Renja, Hyseni, Fili, Lika.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Stadiumi i madh kthehet në spital për të luftuar COVID-19

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Kukësi: Ndërhyrja e gabuar ndaj Frashërit, Telushi ndëshkohet dhe humbet sfidën ndaj… (VIDEO)

Isa.Autor

SERIE A/ Hiqet penalizimi i pikëve: Apeli zbut dënimin edhe për sulmuesin e Parmës

Isa.Autor

Leave a Comment