Futboll Kategoria Superiore Sport

“ÇËSHTJA E MBIJETESËS KA MBARUAR”/ Flet trajneri Jonuz pas fitores: Fusha ishte e vështirë, por duhet…

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz ka folur pas fitores së skuadrës së tij, me rezultatin 0-2 ndaj Luftëtarit.

Strategji të godisnit në fund? “Ishte strategjia ime që të luanim për 0-0 dhe të ishim të kujdesshëm. Fusha ishte e vështirë, në pjesën e dytë hodha dy sulmuesë në fund. Djemtë ia dolën në fund dhe i përgëzoj për këtë. Është ende të flasim për objektiva, skuadra ka 5 muaj që është krijuar. Në pjesën e dytë aktivizova lojtarët më përvojë, sepse e dija që do të çedonin lojtarët e Luftëtarit”.

Bardulla dhe Lika si sulmues? “Bardulla ishte 7 ditë sëmurë, dhe kjo është e rëndësishme. E futa në 30 minutat e fundit, ishte i freskët, por duhet vazhdimësi. E respektoj Likën dhe Shtubinën, por sigurisht na duhet një sulmues. Do ulem në janar të flas me drejteusit për t’u përforcuar, janë dhe katër ndeshje dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Shumë e rëndësishme është që të pretendojmë më shumë se vendi i tetë. Për mua ka mbaruar çështja e mbijetesës”.

Të përballeni me skuadrat e kreut? “Unë i them lojtarëve gjithmonë të shijojnë ndeshjen, pasi nën presion humbasin ndeshjet. Në Shkodër presioni është shumë i madh. Pas humbjes me Bylisin, i binda ata të shijonin lojën .

Related posts

Në Turqi ndodh edhe kështu, skuadra humb titullin ditën e fundit për një absurditet

Sadik.Autor

JAVA E ÇMENDUR PËR ISCON/ Jashtë skuadrës kundër Romës, në ndeshjen e rradhës do të…

Isa.Autor

SHKARKUAN TEKNIKUN PAS HUMBJES/ Presidenti i njohur i klubit të Premier League “piketon” dy trajnerë italian

Delo.autor

Leave a Comment