Futboll Seria A Sport

“JUVENTUS ME NJË HISTORI TË JASHTËZAKONSHME”/ Ronaldo rrëfehet: Ju tregoj titullin më të rëndësishëm në karrierë

Cristiano Ronaldo dha një intervistë për “DAZN Italia”. Në bisedë me Diletta Leotta, ylli portugez foli për 1.5 vitet e tij të para si lojtar bardhezi, të kaluarën mes Anglisë dhe Spanjës, të ardhmen, teksa e përjashton rolin e trajnerit për momentin.

A preferoni të quheni Cristiano apo CR7?
Nuk ndryshon shumë. Në shtëpi më quajnë Ronaldo, në shkollë më thirrnin Cristiano, në futboll Ronnie apo Cris. Vetëm fansat më thonë CR7.

CR7 është tashmë markë…
Unë jam tashmë një biznesmen, por për momentin futbolli është akoma gjëja më e rëndësishme për mua.

Nga një deri në dhjetë, sa e vështirë është të shënosh gola në Itali?
Shtatë (qesh)

Mbrojtja më e mirë e Serie A?
Më e vështira është ajo, me të cilën stërvitem çdo ditë: Bonucci, Chiellini dhe De Ligt. Unë do të kisha thënë vetëm Chiellini prej këtyre më parë, por tani që i shoh çdo ditë, mund t’i nominoj të tre.

A ju pëlqen ushqimi italian?
Po, e dua gjithë kulturën italiane, jo vetëm ushqimin.

Cili është ndryshimi midis Serie A dhe Champions-it?
Janë komplet të ndryshme. Champions-i është kompeticioni më i mirë në botë, më pëlqen ta luaj atë. Është mjaft i veçantë.

Lojtari më i mirë në Serie A?
Unë e fitova çmimin, kështu që tani për tani jam vetë. Falënderoj shokët e skuadrës që votuan për mua, është një nder (qesh). Ka vend për të bërë edhe më mirë, ndaj të presim e të shohim. Kemi shumë mundësi.

Çfarë të pëlqen te Juventusi?
Çdo gjë. Është klubi më i mirë italian, me një histori të jashtëzakonshme, më pëlqen të jem këtu. Dua të fitoj shumë trofe.

Çfarë kujtimi keni nga ajo miqësore mes Sporting Lisboa dhe Manchester United?
Kam luajtur shumë mirë dhe isha shumë i emocionuar. Në mbrëmjen para miqësores u thashë miqve të mi: po luajta mirë, mbase firmos. Në fakt, e thashë me shaka… Sidoqoftë, pas lojës erdhi Ferguson e më tha se donin të më merrnin atje. Unë shkova në Manchester dhe më bënë të firmos menjëherë. Nuk hezitova aspak, e mbaj mend sikur të ishte dje.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Përflitet se mund të largohet nga Atletico, Joao Felix sqaron të ardhmen e tij

Delo.autor

Fiorentina kërkon 50 milionë euro për lojtarin e kërkuar në Premier League

Sadik.Autor

Vllaznia entuziazmon, me hap Europe në fazën e tretë

Q.Autor

Leave a Comment