Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI KËRKON PËRFORCIME/ “Verilindorët” synojnë të marrin në janar mbrojtësin e Skënderbeut…

Nuk është hapur zyrtarisht merka toja, por Kukësi ka filluar të lëvizë. Fitorja e fundit ndaj Tiranës ka shtuar ndjeshëm ambiciet e verilindoreve.

jashanica-1

Duan me çdo kusht të rimarrin kreun dhe rrjedhimisht titullin, ndaj po nxitojnë që të “peshkojnë” lojtarët e duhur për të pasuruar grupin. Nëse ofensiva është e frikshme, të njëjtën qetësi nuk ta ofron mbrojtja. Dhe nuk është vetëm krahu i majtë që ka emergjencë, pasi edhe në qendër mungojnë alternativat. Obanor dhe Teqja kanë bërë vërtet mirë deri më tani, e megjithatë një dëmtim apo pezullim do e fuste vërtet në “kllapi” stafin teknik. Ndaj, edhe drejtuesit janë detyruar që të marrin masa paraprake.

Gazeta “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se verilindoret janë hedhur në sulm për Bajram Jashanicën. Dhe nuk bëhet fjalë për një dëshirë, pasi kanë nisur edhe bisedimet konkrete me shtatlartin. Mes një morie alternativash, drejtuesit kanë përzgjedhur pikërisht kosovarin si të duhurin për mbrojtjen. Duhet thënë se nuk është e para herë që emri i tij del në skenë, e kanë dashur që në verën e 2017-ës, por edhe para se të niste ky sezon.

jashanica

Nëse në rastin e parë lojtari zgjodhi që të rrinte te kampionët e Skënderbeut, në të dytin ndoshta pengesë u bë dënimi që mori për doping nga UEFA. Tashmë që lojtari përfundon pezullimin dhe rifiton të drejtën për të luajtur futboll, te Kukësi e kanë në plane. Mbetet për t’u parë se si do avancojnë gjërat, por gjasat që ky operacion të mbyllet me sukses janë reale. Ndonëse ka që prej shkurtit të 2018-ës që nuk luan, verilindorët besojnë te cilësitë e këtij lojtari. Përvoja që ai ka dhe mbi të gjitha fakti që po stërvitet intensivisht, u jep shpresë drejtuesve që një afrim i tij do ta “blindonte” prapavijën.

Kukësi është kthyer në një “strofull” për futbollistët që duan të rilindin. Shembulli konkret është ai i Valdet Ramës. Që pasi gjeti formën në Shqipëri, u rikthye në Gjermani. Enis Gavazaj dhe Kristal Abazaj janë në të njëjtën rrugë dhe duhet thënë se po shkëlqejnë te verilindorët. Nëse nuk do mbyllet pozitivisht marrëveshja me Jashanicën, klubi ka të paktën 2-3 opsione konkrete për mbrojtjen, të cilët janë nga tregu kroat, maqedonas e kosovar.

Related posts

FUND I HIDHUR PËR ROONEY/ Humbet një penallti dhe eliminohet nga Higuain

Isa.Autor

RAPORTI I UEFA-S/ Premier League dominon, Djajtë e Kuq” parakalojnë Real Madridin me…

Delo.autor

ZBULOHET DIETA E RREPTË/ Nga stërvitja e padukshme te makaronat me salmon, ja sekretet e Mbappe…

Delo.autor

Leave a Comment