Futboll Sport

DHUNIMI I ARBITRIT/ Reagon klubi i Shkumbinit: Bëri gjykim absurd, i provokoi të gjithë

KF Shkumbini e ka cilësuar skandaloz gjykimin e ndeshjes  së zhvilluar mesditën e të shtunës në stadiumin e qytetit të Peqinit midis ekipit të këtij qyteti dhe Dinamos. Sipas KF Shkumbini,  nga fillimi deri në mbyllje të kësaj ndeshjeje, arbitri Sokol Bebja ka manifestuar gjykim të njëanshëm duke favorizuar dukshëm ekipin e Dinamos.

“Përballja ndaj Dinamos ka qenë një ndeshje e radhës për ne tek e cila shpresonim rikthimin tek fitorja e munguar. Por pa asnjë arsye apo justifikim kjo ndeshje ka patur protogonistin. Ka patur edhe ndeshje të tjera në të cilat mundet të kemi patur pretendime për gjykim të njëanshëm, por një gjykim i tillë absurd që nga fillimi i takimit deri në fundin e tij, nuk e kishim hasur.

Trysnia dhe ndëshkimi që në minutat e para me kartona të verdhë, provokimi i lojtarëve, stafit dhe pankinës e deri tek tifozët çuan në momente nervozizmi të justifikuar tek të gjithë. Mirëpo kjo nuk ndikoi që stafi dhe forcat e sigurisë të lejojnë për asnjë moment ushtrimin e dhunës ndaj gjyqtarit të takimit si dhe të mbyllin çdo tentativë adoleshente për t’iu kundërvënë gjyqtarit të takimit.

Besoj se kampionati është ende i gjatë dhe ne kemi ende shumë për të dhënë”, tha në “Facebook” tekniku i ekipit, Sokol Branica.

Related posts

ÇFARË PO NDODH ME ICARDIN?! “L’Equipe” zbulon prapaskenat e krisjes së argjentinasit me Neymar dhe Mbappe

Delo.autor

Barcelona ndalet në barazim ndaj Espanyol, por ruan me qetësi kryesimin në La Liga

Q.Autor

SKEDINA E “ÇMENDUR”/ Tifozët anglezë fitojnë me 8 ‎paund shifrën marramendëse…

Delo.autor

Leave a Comment