Futboll Kombëtarja Sport

GJEORGJI EURO 2020/ Grup “FERRI” për kombëtaren U-19 të femrave (FOTO)

Gjermania është një nga kundërshtaret, që kombëtarja U-19 e femrave do të ketë përballë në raundin eliminator të Europianit Gjeorgji 2020. Gjatë ditës së sotme dy përfaqësueset kuqezi, ajo U-19 dhe U-17 të femrave, kanë mësuar skuadrat kundërshtare që do të kenë përballë gjatë raundeve kualifikuese.

Grupi 3, për kombëtaren U-19 të femrave, duket më tepër se sa “ferr”, pasi veç Gjermanisë, bën pjesë dhe Portugalia dhe Azerbajxhani, me dy të parat që janë favorite.

“Eshtë hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjeorgji 2020” për kombëtaren e femrave U-19. Gjithsej jane 12 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e tretë sëbashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Azerbajxhanin.

Turneu “Qualifying Round” U-19 Femra do të zhvillohet në Portugali në datat: 02, 05, dhe 08 Tetor 2019. Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elite do të jenë 28, ku 24 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira në 12 grupet”-shkruhet në një njoftim të FSHF-së.

Related posts

SPORTI NË ZI/ Gjendet pa shenja jete nën rrënojat e tërmetit çifti i volejbollistëve në Turqi (FOTO)

F.autor

Juventus bën çmendurinë për Goretzkan, Pjaca i përfshirë në ofertën drejt Schalkes

Q.Autor

Xhaka flet për largimin e Sanchezit dhe afrimin e Mkhitaryanit në Arsenal

Q.Autor

Leave a Comment