Futboll Kategoria Superiore Sport

“DIVORCI ME PARTIZANIN/ Franko Lerda takon ekipin në hotel para largimit (FOTO)

Franko Lerda nuk është më trajneri i Partizanit, vendim të cilin e ka marrë presidenti Gaz Demi një ditë pas humbjes në derbin e 13 dhjetorit. Trajneri italian, i kalitur me situata të tilla, pasi në karrierën e tij nuk ka pasur jetëgjatësi në pankinat që ka drejtuar, është dukur i qetë gjatë ditës së djeshme.

Lerda

52-vjeçari nuk është larguar drejt Italisë pa u takuar me ekipin dhe stafin. Gjatë paradites së djeshme Lerda, i shoqëruar nga dy djemtë e tij, që kishin ardhur për të parë derbin, dhe dy ndihmësit, Kini e Kofano, ka shkuar në hotelin e klubit ku është takuar me lojtarët dhe stafin.

Lerda Partizani

Për disa minuta italiani ka biseduar me lojtarët dhe është përshëndetur me të gjithë dhe u ka uruar suksese. Para largimit ai është ndarë përzemërsisht edhe me stafin mjekësor dhe ndihmësin shqiptar, Reinaldo Kalari, madje duke i dorëzuar edhe stafetën në drejtimin ekipit. Lerda është larguar me buzëqeshje e përshëndetje, por natyrisht me një brengë që nuk e përmbushi misionin te Partizani.

Related posts

E FUNDIT/ MILANI ëndërron Milinkoviç-SAVIC, BONAVENTURA pjesë e planit

Isa.Autor

Manchester City shfaq interes për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Inter ka refuzuar një shumë të “çmendur” për talentin e saj…

Delo.autor

Leave a Comment