Futboll Kategoria Superiore Sport

“DO DOJA QË TIFOZERIA TË TËRHIQTE SKUADRAT”/ Flet Redi Jupi para derbit: Ekipet janë të kënaqura me…

Derbi i kryeqytetit, ka tërhequr vëmendjen gjatë gjithë kësaj jave. Të shumtë kanë qenë ata që folur për sfidën mes Partizanit dhe Tiranës, një ndër ta është edhe Redi Jupi, i cili në emisionin “Top Talk” u shpreh se tifozët do jenë ata që do të tërheqin ekipet.

Stadiumi plot? “Është një ndeshje që më bën shumë optimist, pasi nëse sot bëhet sold-out me këtë formë të Tiranës, është një shenjë shumë e mirë. Sepse nëse stadiumi mbushet në katër ndeshje te tilla, është një piketë për të ndërtuar strategjinë e një stadiumi të tërë “.

Forma e skuadrave? “Tirana është në vend të tetë, por është vetëm 7 pikë larg kreut, sespe i tillë është sistemi. Partizani ka 20 lojtarë dhe ka luksin të mbajë lojtarë shumë të mirë jashtë. Por nuk ka bërë një kampionat shumë të mirë. Kjo ka bërë që ndjekësit të jenë afër. Diferenca nuk është shumë e madhe. Një fitore e Tiranës, sot do të shkonte diferenca në 7 pikë. Tirana është me mungesa dhe pa trajner, ka shumë problematika. Klubi po kalon probleme të brendshme të thella. Ndërsa Partizani këto probleme i ka mbuluar me rezultate dhe financat në këto dy vite”.

Rezultati? “Do doja që tifozeria të tërhiqte skuadrat. Ekipet janë të kënaqura me një barazim. Tirana do mos të dalë paikë, ndërsa Partizani mos të prishë serinë e ndeshjeve pa humbje në derbi. Vetëm publiku mund ta shmangë një barazim”.

Related posts

LAJMI I MADH TEK JUVENTUS/ Ja cili nga 3 ‘bishat’ do largohet në fund të sezonit

Delo.autor

Manchester United i fut frikën Real Madridit, “lufta e merkatos” sapo ka nisur…

Sadik.Autor

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE/ Stankovic rikthehet në Milano pas shumë kohësh, shikoni pritjen që i bëjnë tifozët e Inter (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment