Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Derbi që vret frikën dhe për të zgjuar dëshirën për jetë (FORMACIONET ZYRTARE)

Partizani dhe Tirana do të zbresin sot në fushë përballë njëra-tjetrës për herë të 155-të. Me start në orën 19:00, mbrëmja e së premtes do të ketë në epiqendër të saj supersfidën e futbollit shqiptar. Është një derbi i pazakontë. Jo vetëm sepse luhet në të premten me datë 13, kombinimin e ditës dhe datës të cilën bota e perëndimit ndonjëherë e konsideron edhe si ters.

Përkundrazi, kjo mund të jetë edhe festë e madhe. Një shkëndijë shprese se gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen. Madje, duhet të ndryshojnë në të ardhmen pas asaj që hoqi Shqipëria dhe situatës në të cilën po kalon prej tërmetit. Pra mund të jetë derbi që mund të vrasë akoma më shumë frikën edhe për të zgjuar dëshirën për jetë, për të bërë gjëra të mira. Qoftë edhe për iniciativën e Partizanit, i cili me shumë bujari është gati që të falë gjysmën e të ardhurave nga një ndeshje të cilën klubet shqiptare e presin me padurim për nga niveli i arkëtimeve. Por nuk ka vetëm këto veçori.

Ky derbi ka faktin që mjafton të përmendësh se dy trajnerët janë të huaj për herë të parë. Mjafton të thuash që Tirana vjen me një trajner që nuk është fiks, por me atë të portierëve që do të ketë edhe spaletat e drejtimit të ekipit. Më pak fjalë ky është një derbi i një bote tjetër… Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Ja si do të rreshtohen skuadrat:

 

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizi, Trashi, Romero, Hyseni, Melo, Bardhi, Solomon. Trajner: Franko Lerda.

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Celhaka, Batha, Halili, Kobina, Torasa, Ngo. Trajner: Emuanuel Egbo.

Gjyqtar: Enea Jorgji.

Related posts

(FOTO) Nga Xhaka tek Strakosha, njihuni me yjet e Kombëtares Shqiptare që shkëlqyen gjatë 2017-ës

Q.Autor

SURPRIZA PARA DERBI/ Ëmbëlsira më të vogla për tifozët e Partizanit, ja çfarë bie në sy tek tribuna VIP (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Probleme me lejen e qëndrimit dhe pasaportën, Vllaznia humbet kryegolashënuesin…

Delo.autor

Leave a Comment