Futboll Seria A Sport

Roma dëshiron yllin e Bundesligës, por e shqetëson Chelsea dhe Arsenali

Roma ka shfaqur interes për të nënshkruar me sulmuesin xhamajk të Bayer Leverkusen, Leon Bailey, pas ofertës së tyre të dështuar për Malcom. 20-vjeçari është kthyer në një objektiv kryesor për drejtorin sportiv të verdhekuqve Monchi pas zhgënjimit nga sulmuesi brazilian Malcom, i cili edhe pse kishte rënë dakord për t’u bashkuar me atë vendosi të kalonte te Barcelona. Sipas “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport”, klubi i “Olimpico” i ka kërkuar klubit të Bundesliga të vendosin çmimin e tyre për 20-vjeçarin që ka shkëlqyer në Bundesliga. Bailey pati një sezon mbresëlënës në Leverkusen gjatë fushatës 2017-2018, duke kontribuar me 12 gola në 34 paraqitje.

Gjithsesi verdhekuqtë nuk do ta kenë të lehtë të nënshkruajnë me sulmuesin xhamajkan, pasi atë e duan edhe në Premier League. Chelsea dhe Arsenal janë vendosur të mbajnë bisedime për të nënshkruar me yllin e Bayer Leverkusen. 20-vjeçari ka tërhequr interes nga disa klube të mëdha evropiane pas shfaqjeve të tij mbresëlënëse në Bundesliga, por Bailey ka një kontratë me Leverkusen deri në qershor 2022, që do të thotë se klubi gjerman është në gjendje të kërkojë një çmim të lartë. Sipas “The Sun”, sulmuesi i lindur në Xhamajka dëshiron të largohet nga Leverkusen para përfundimit të merkatos së verës. Përveç Romës, Arsenali dhe Chelsea janë shumë të interesuar dhe përfaqësuesit e Bailey do të mbajnë bisedime me klubet javën e ardhshme.

Në rast se edhe me Bailey nuk arrihet marrëveshja, Roma ka identifikuar yllin e ri të Ajax, David Neres si një alternativë për repartin e sulmit. “Corriere dello Sport”, shkruan se Monchi ndjen se 21-vjeçari është një lojtar i ngjashëm me Malcom, bashkatdhetarin e tij brazilian. Më parë gjatë javës, Malcom ishte në prag të nisjes drejt kryeqytetit italian, pasi ish-klubi i tij Bordeaux njoftoi se një marrëveshje ishte arritur me Romën. Megjithatë, pasi Barca erdhi me një ofertë më të lartë, klubi francez e bllokoi marrëveshjen dhe e shiti brazilianin te gjigantët katalanas.

Related posts

TË FRIKSHËM DHE VRASËS/ Treshja bombastike e LIVERPOOLIT “në luftë” me…

Isa.Autor

LIVE/ Liga e Europës: Shfrenohet MILANI, tre gola në 9 minuta ndaj Olimpiakosit (VIDEO)

Isa.Autor

PARTIZANI ME PROBLEME TË MËDHA/ Ja “kleçka” me klauzolën e trajnerit Sormani

Delo.autor

Leave a Comment