Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E PAPRITUR/ Debatoi me trajnerin, Memushaj gati të largohet nga Pescara

Mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë dhe Peskarës Ledian Memushajn mund ta gjejë viti 2020 në një skuadër të re.

Teksa nga mediat italiane raportohet se 33-vjeçari u ka kërkuar “Delfinëve” të largohet gjatë merkatos së dimrit, “Tuttomercatoweb” hedh si hipotezë se futbollisti vlonjat mund të kalojë te Peruxha, e cila drejtohet nga ish-futbollisti i Milan Masimo Odo.

Oddo-Perugia
Nuk raportohet më tej nëse mes palëve ka patur kontakte, por qëndrimi i Memushajt te Peskara sa vjen e bëhet më i vështirë. Ai u penalizua nga klubi duke mos u thirrur për ndeshjen me Kievon për shkak të debateve me trajnerin e tij Luçiano Zauri.

Related posts

Man City nuk heq dorë nga Sanchezi, e dëshiron në janar

Q.Autor

PESHËNGRITJE/ Shqipëria në Botëror, Veli garon e para: Futem për medalje

Delo.autor

NGA SERIA A TEK FËMIJËT/ Ja zbritja në detyrë për arbitrin italian në tetë muaj (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment