Ekskluzive Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO”/ Barazimi dy dekadash, ja fituesit dhe humbësit

Shumë mesazhe u dërguan në “Camp Nou” mbrëmjen e së mërkurës. Super ndeshja përfundoi në barazim, por të bazahohesh vetem tek rezultati do të ishte të mashtrosh veten.

Mund të flitet për një fitore të Real Madridit, edhe nëse është thjesht një fitore morale.

Por një lojë e kësaj madhësie gjithmonë ka fituesit dhe humbësit e saj.

FITUESIT

Zidane

Zinedine Zidane i dha Ernesto Valverde një mësim taktik në Camp Nou. Madridi e pushtoi territorin për shumicën lojës, dhe të dy Isco dhe Gareth Bale luajtën minutat e tyre.

Isco

Zidane e zgjodhi dhe Isco ia ktheu besimin. Ai e mori topin, e mbajti dhe ia kaloi shokëve të tij të skuadrës. Ai mbante lojën e Madrilenëve dhe tregoi personalitet të vërtetë.

Mendy

Ai nuk është si Marcelo, nuk thyen mbrojtjet kundërshtare, por ka shumë gjëra të tjera që i duhen Los Blancos. Ai bëri mirë dhe pati një asistim për Bale por i shkëputur për pozicion jashtë loje.

Valverde

Askush nuk dyshoi në Fede Valverde para ndeshjes, por ai ndërmori një hap tjetër në karrierën e tij në Madrid. Ai është kaq i rëndësishëm për Zidane dhe e tregoi përsëri veten.

Pique

Ai e mbajti Barcelonën mbi supe kur Madridi po hidhte gjithçka që kishte ndaj tyre. Ai mohoi një gol për Casemiron. Ai nuk zhgënjen në ditë të mëdha si “El Clasico”.

HUMBËSIT

Trajneri Valverde

Sergio Busquets ishte lënë në stol dhe Sergi Roberto luajti në mesfushë përkrah Ivan Rakitic dhe Frenkie de Jong. Tekniku Valverde u përpoq të ndryshojë gjërat duke sjellë Arturo Vidal në lojë.

Luis Suarez

Të gjithë prisnin diçka prej tij, por asgjë nuk erdhi prej tij  që ai mund të realizonte. Ai kishte vetëm goditje në ajër dhe asgjë më shumë.

Griezmann

Ylli francez humbi një shans në provën e tij të parë tepër serioze si një lojtar i Barcelonës. Griezmann qëndroi në hije dhe u zë vendësua me Ansu Fati. Nuk ka asgjë për të thënë për paraqitjen e tij ndaj Real Madrid në “Camp Nou”.

ALPEsport.al

Related posts

FINALJA EUROPA LEAGUE NDAJ ARSENAL/ Hazard del hapur: Do të ishte lamtumira perfekte nëse…

Delo.autor

NERVOZIZËM DHE DHUNË MES KUKËSIT DHE TIRANËS/ Ja çfarë ndodhi në tunel pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

NGA “E PREMTJA” TEK “KËPUCA”/ Ja mbiemrat më të veçantë në botën e futbollit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment