Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ENDRI ÇEKICI PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Ofertë milionash nga Spanja dhe Italia për talentin pogradecar

Endri Çekiç po kalon një moment fantastik te skuadra e Olimpja Ljubjanës në kampionatin slloven. Futbollisti pogradecar, është një nga më të dalluarit te klubi i tij, teksa shpeshherë ka qenë vendimtarë me supergolat e realizuar.

Për shkak të formës mjaft të mirë që po kalon, Çekiçi ka përfunduar në fokusin e klubeve italiane dhe spanjolle. Kjo bëhet e ditur nga media sllovene “24ur”, që bën me dije se ditët e fundit ka pasur oferta konkrete për shqiptari nga disa klube italiane dhe spanjolle. Bëhet fjalë për oferta të kënaqshme, që shkon deri në miliona euro, gjithsesi shuma e ofruar nuk është zbuluar ende.

Gjasat janë të mëdha, që Çekiçi në merkaton e janarit, ose në atë të verës, të bëjë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në një skuadër të një niveli më të lartë.

Related posts

Markus Babbel: Klopp nuk mund të bëhet trajner i Bayern Munich

Sadik.Autor

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Trajneri Sinani: Ja pikat e forta të Shqipërisë

Delo.autor

KRITIKON “MBRETIN EGJIPTIAN”/ Flet Arsene Wenger: Salah është një egoist i fiksuar me…

Delo.autor

Leave a Comment