Futboll Seria A Sport

NUK BËJNË PJESË NË PLANET E TRAJNERIT CONTE/ Inter gati të largojë 3 anësorë, ja emrat

Interi nis të mendojë për largimet që do të ketë në merkaton e verës, pasi shumë lojtar nuk kanë bindur. I pari që pritet të largohet është Kwadwo Asamoah, i cili pritet të bashkohet me Fenerbahcen.

Nëse largimi i ganezit është i sigurt, pak më ndryshe paraqitet situata për 2 anësorët e tjerë, Christian Biraghin dhe Victor Moses. Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, trajneri Conte do të mendohet përsëri për anësorin e majtë dhe të djathtë dhe më pas do të marrë nëj vendim.

Të dy lojtarët janë në huazim me të drejtë blerjeje, respektivisht nga Fiorentina dhe Chelsea. Peshë do të ketë edhe Beppe Marotta në vendimin e Contes, pasi drejtori do të diskutojë me numrin një të stolit edhe për sa i përket afrimeve, ku kanë nisur të përfliten emrat e Kostic të Frankfurt, apo Corona të Portos dhe nëse këta dy lojtarë do të vijnë në Milano, atëherë Biraghi e Moses do të largohen.

Related posts

Triumfi shpëtimtar i Argjentinës, Messi në fushë me hajmali

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pellegrini rikthehet në Spanjë, firmos për 3 vite me klubin e La Ligas

Delo.autor

RRËFEN MBI POLEMIKAT NË 2006/ Van Nistelrooy: Më vjen akoma turp për atë që ndodhi me Ferguson…

Delo.autor

Leave a Comment