Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Habit Drejtori i Ferrarit: Titullin e humbëm ende pa nisur mirë sezoni

Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, në një intervistë të lëshuar sot, u shpreh se ai nuk priste që makina italiane të fitonte titullin kampion këtë sezon. madje, sipas tij, Ferrari e kishte humbur betejën me Mercedes që para se të niste sezoni.

Binotto ka habitur me deklaratën e tij kur tha se makina Ferrari nuk ishte mjaftueshëm e mirë për të dueluar me Mercedes. “Mendoj se garën me Mercedes e humbëm që kur u dizenjua makina e re Ferrari. Nuk ishim kompetitiv që në fillim të sezonit”, tha Binotto.

“Projekti i Ferrarit 2019 nuk ishte mjaftueshëm i mirë që në startin e sezonit. Gjithashtu, edhe zhvillimi gjatë sezonit nuk ishte ai që pritej krahasuar me rivalët. Punuam shumë, por ishte e pamundur”, tha Binotto, referuar faktit që Mercedes i fitoi 8 garat e para sezonale.

Related posts

Deklarata surprizë/ Ja vendimi i fundit i Ronaldos në lidhje me të ardhmen 

Isa.Autor

FIORENTINA-INTER/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, Conte surprizon me titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Salah: E kam ëndërruar finalen e Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment