Sport Të tjera

GARA 12-ORËSHE NË ABU DHABI/ Valentino Rossi në podium me një Ferrari

Në pistën e “Yas Marina”, u zhvillua gara 12-orëshe e Abu Dhabi, aty ku debutoi edhe piloti italian i Moto GP, Valentino Rossi. Së bashku me të vëllanë Luca Marini dhe mikun e tij Alessio Salucci, ata pilotuan makinën Ferrari 488 GTE të ekipit Kessel.

Rossi me ekipin e tij u klasifikuan në vendin e tretë, ndërkohë që në dy vendet e para u rendit makina Audi R8: Vendi i parë për treshen Salikhov-Mies-Vanthoor dhe vendi i dytë për treshen Drudi-Sultanov-Foster.

“Jam shumë i kënaqur nga paraqitja dhe rezultati. U renditëm në vendin e tretë dhe kjo është një kënaqësi e jashtëzakonshme”, tha Rossi, që ishte një lider i skuadrës.

Rossi me skuadren e tij ne podium

Related posts

LIVE/ Teuta-Tirana: Përmbysen shifrat, mbrojtësi BICAJ shënon 2 herë mbrenda 3 minutave (VIDEO)

Isa.Autor

U TRASNSFERUA NË PREMIER/ Lojtari i dytë më i shtrenjtë te Kosova, ja shifra që pagoi Norwich për Rashicën…

Delo.autor

VALVERDE KËRKON PËRFORCIME/ Barcelona lëshon “tentakulat” për liderin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment