Futboll Sport

HISTORIA E VEÇANTË MKHITARYAN/ Mëson italishten në kohë rekord dhe tashmë zotëron plot 8 gjuhë

Futbollistët kanë shumë vështirësi me gjuhën, teksa kjo shpesh herë ndikon edhe në performancat e tyre, për shkak se nuk kuptojnë udhëzimet e trajnerëve.690 (1)

Megjithatë nuk ndodh kështu edhe me sulmuesin armen, Henrik Mkhitaryan. 30-vjeçari kaloi në merkaton e verës te Roma, nga anglezët e Arsenalit, por ai nuk ka humbur kohë të mësojë gjuhën italiane. Armeni erdhi nga stoli në ndeshjen e fundjavës ndaj Veronës, ku shënoi edhe një gol.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ai dha një intervistë dhe e veçanta është se ai foli në italisht. Sulmuesi tani zotëron plot tetë gjuhë, pasi di armenisht, frëngjisht, portugalisht, rusisht, ukrainisht, anglisht, gjermanisht dhe italisht. Mkhitaryan mësoi rusisht nga gjyshja e tij, e cila kishte prejardhjen nga Rusia, ndërsa frëngjisht ka mësuar nga koha kur ishte fëmijë, që babi i tij luante për ASOA Valens.

Kur ishte vetëm 13-vjeç, futbollisti mori vendimin e guximshëm të shkonte i vetëm në Brazil, për t’u stërvitur me Sao Paolon, dhe për 4 muaj aty mësoi portugalisht. Gjermanisht mësoi kur luante me Dortmundin, anglisht kur luante me Junajtid dhe Arsenalin dhe ukrainisht kur luante për Metalurh Donjetskun.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Tirana në ankth për Torasën për super sfidën, Egbo bën analizën (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Delo.autor

Zyrtare: Carlos Carvalhal trajneri i ri i Swansea City

Q.Autor

TRIUMFOJNË NË “SAN SIRO”/ Bastoni dhe De Vrij marrin “për dore” Interin, zikaltërve u kthehet “buzëqeshja”

Delo.autor

Leave a Comment