Formula 1 Sport

BËN KRAHASIMIN ME IKONAT E FORMULA 1/ Ish-piloti Barrichello: Hamilton është më i talentuar se Schumacher dhe Senna!

Ish-piloti brazilian Rubens Barrichello është një nga ata të paktët pilotë që ka patur mundësi të pilotojë në Formula 1 bashkë me mjaft ikona të këtij sporti, si Ayrton Senna, Michael Schumacher dhe së fundi Lewis Hamilton (ka garuar në vitet 1993-2011). Me 322 gara të zhvilluara në karrierën e tij, Barrichello bën një krahasim mes këtyre ikonave të Formula 1.

“Për mendimin tim, Hamilton është piloti më i talentuar në Formula 1. Më i fortë se Michael Schumacher dhe Ayrton Senna. Kur dueloja me të në pistë e vetmja gjë që i ka munduar ishte pjekuria, që e ka fituar me kalimin e viteve. Përmirësohet nga viti në vit dhe rezultatet duken në pistë”, tha Barrichello, ish-shok skuadre me Schumacher.

“Ajo që e bën më të veçantë është se Lewis është gjakftohtë në pistë, sidomos në momentet vendimtare. Është mjaft i saktë në veprimet që bën dhe komunikon me skuadrën për gjëra konkrete, për ato që ka nevojë”, tha Barrichello.

Related posts

PLAS TEK PSG/ Lojtarët ndahen në dy grupe dhe përçahen me njëri-tjetrin. Shkak për këtë bëhet…

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Barcelona mposht me përmbysje Getafen falë dyshes Roberto-Depay

Delo.autor

“JASHTËTOKËSORI” FESTON 33-VJETORIN/ Pescara e uron me një mesazh special, bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment