Futboll Sport

INTER TALLET KEQ ME KATALANASIT/ Ja oferta gjysmake që ka gati për Vidal

Arturo Vidal dhe Inter, gjithnjë e më afër. Zikaltrit nuk fshihen më, qëllimi është i qartë: mesfushori kilen. Ai luan për Barcelonën aktualisht, ndërsa i ka fituar të gjitha kampionatet, ku ka luajtur, që nga viti 2012.

Vidal e njeh shumë mirë Serie A dhe Antonio Conte. Pra, plotëson të gjitha kërkesat, sa për të magjepsur edhe dyshen drejtuese të Interit, Marotta-Ausilio.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, negociatat në aksin Milano-Barcelonë tani mund të nxehen një herë e mirë. Zikaltrit kanë përgatitur ofertën e parë zyrtare prej 12 milionë eurosh për të siguruar ekspertin e mesfushës. Presidenca duket se ka dhënë “ok” për zyrtarizimin e ofertës.

Kërkesa e klubit kampion të La Liga-s, megjithatë, është pothuajse dyfish, 25 milionë euro. Bëhet fjalë për një lojtar, që në llogaritë taktike është akoma i rëndësishëm për trajnerin Valverde, madje edhe kur qëndron në pankinë. Deri më tani, Vidal ka luajtur 19 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola për sezonin aktual.

Vullneti i lojtarit dhe agjentit, megjithatë, duket se është kthimi në Itali, ndoshta pikërisht tek Interi. Negociatat tani mund të fillojnë, edhe pse kërkesa dhe oferta kanë një hendek të madh midis tyre. Interi shpreson ta rrëmbejë lojtarin me çmim sa më të favorshëm, Barcelona ka kërkesat e saj dhe nuk lëviz. Nga ana e tij, Antonio Conte pret me besim.

Related posts

FITUESI I “KËPUCËS SË ARTË” SHËNON NJË TJETËR ARRITJE/ Ylli Immobile synon të thyejë rekordin 77-vjeçar

Delo.autor

“KJO NUK ËSHTË E MUNDUR”/ Tuchel: Neymar largohet, vetë nëse ndodh kjo gjë…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një asist fantastik të De Bruyne, Hazard ndëshkon Danimarkën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment