Futboll Sport

THUAJSE E KRYER/ Talenti më i madh i Europës drejt Juventusit

Juventusi është i gatshëm të garojë me të gjithë rivalët në merkaton e dimrit. Drejtuesit duan t’i sigurojnë Maurizio Sarrit talente të tjera.

Midis tyre mund të jetë edhe një nga të rinjtë më të mirë në Europë, Erling Haaland.

Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport’, xhevahiri norvegjez i datëlindjes 2000 mund të jetë dhurata e parë, që Sarri do të gjejë nën pemën e festave të fundvitit.

Juventusi e ka projektuar të gjithë operacionin, duke llogaritur garën që duhet të fitojë me Manchester United, Borussia Dortmund dhe Leipzig, derisa ta bindte djaloshin me 28 gola në 22 ndeshje, për ta ngjyrosur bardhezi të ardhmen e tij.

Në fund të fundit, megjithatë, ajo që duket se ka mbizotëruar është dëshira e Haaland për të shkuar në një ekip tashmë konkurrues në nivelet më të larta.

Përkundër joshjes nga Solskjaer, ose perspektivës së rritjes së garantuar te Borussia Dortmund, Haaland e sheh të ardhmen e tij te kampionët e Italisë.

19-vjeçari mund t’i bashkohet repartit ofensiv bardhezi, që tashmë ka emra të mëdhenj, si CR7, Dybala dhe Higuain.

Me pak fjalë, Sarri do të jetë i llastuar në zgjedhje. Juventusi ka piketuar një xhevahir tjetër.

Related posts

“NËSE DONI TË SHKRUANI OFENDIME…”/ Immobile: Mos ma prekni familjen!

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milanit i ofrohet ylli i La Ligas, “Kuqezinjtë” e refuzojnë

Delo.autor

Juventus-Real, ja cfarë ka ndryshuar në krahasim me finalen e Kardifit?

Sadik.Autor

Leave a Comment