Futboll La Liga Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Barcelona mposht Osasuna-n dhe i bën “presion” Atleticos në krye

Barcelona mposhti me rezultatin 0-2 Osasunën në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të La Ligës. Ky ishte triumfi i tretë radhazi në kampionat për skuadrën e Kumanit, që e ka ngushtuar diferencën në 2 pikë nga kryesuesit e Atletiko Madrid që kanë 2 ndeshje më pak se katalanasit.

Xhordi Alban hapi serinë e golave në minutën e 30-të, pas asistit të Mesit, ndërkohë që në të 83-tën, ishte 18-vjeçari Moriba, i cili i hedhur nga stoli në minutën e 67-të në vend të Buskets, gjeti golin e parë me fanellën e Barcelonës.

Talenti katalanas, çoi në rrjetë një asist të Mesit. Pas këtij triumfi Barça do të shpresojë te një hap fals i Atletikos në derbin e ditës së diel ndaj Realit.

Related posts

SCHUMACHER MUND TË ECË/ Legjenda e Formula 1 vijon rikuperimin në rezidencën 50 mln paundëshe (VIDEO)

Isa.Autor

BARCELONA-VALENCIA/ Pas aksioni me presing të lart, Araujo ndëshkon për “Katalanasit” me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Sassuolo. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment