Futboll La Liga Sport

“TËRBON” SËRISH TIFOZËT E REAL MADRID/ Gareth Bale luan golf edhe në… stërvitje (VIDEO)

Gareth Bejl ishte shumë pranë largimit në merkaton e verës nga Real Madridi, por nuk u arrit asnjë marrëveshje me klubet e interesuar për të.

Sulmuesi uellsian nuk ka një marrëdhënie të mirë me tifozët madrilen, për shkak se akuzohet se nuk luan me të njëjtin përkushtim, siç luan te kombëtarja e tij. Shpesh herë lojtari ka marrë irritimin e tifozëve, për shkak të gjesteve dhe situatave të ndryshme, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Bejl teksa nuk përkushtohet në stërvitje, por e ka mendjen te golfi. Gjatë gjithë kohës lojtari shihet duke u përgatitur si të luajë golf, me topin e futbollit që e shikon sikur të ishte top golfi.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

ACAROHET TRAJNERI PËR…/ Ancelotti: Kundër Interit nuk u respektua protokolli, ndoshta…

Delo.autor

Lojtarët që mund të zëvendësojnë Carrickun te Man Utd

Q.Autor

Perez e do Umtitin, Reali gati të rivalizojë Unitedin dhe Chelsean

Q.Autor

Leave a Comment