Futboll Sport

“JAM KËTU PËR…”/ Ancelotti prezantohet te klubi i ri: Ju tregoj arsyet përse zgjodha Evertonin

Carlo Ancelotti është prezantuar ditën e sotme në krye të Evertonit.

Pasi u shkarkua nga Napoli, tekniku italian preferoi të rikthehej menjëherë në detyrë, në një kampionat ku më parë ka trajnuar edhe Chelsean.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, Ancelotti u shpreh se mori drejtimin e Evertonit për traditën dhe ambicien e klubit, ndërsa sa i përket një transferimi të mundshëm të Ibrahimovic tha se edhe mund ta telefonojë suedezin.

“Jam këtu për ambiciet dhe traditat e klubit. Për atmosferën e krijuar nga tifozët. Pastaj duhet të rritemi dhe të bëhemi një skuadër më e mirë. Këto janë arsyet pse zgjodha Evertonin. Këtu të gjithë janë të sjellshëm me mua. Filloj sot punën me shumë dëshirë. Skuadra prej kohësh nuk fiton diçka dhe ne do të provojmë edhe pse nuk është diçka që arrihet brenda natës. Skuadra aktuale është e mirë dhe kemi një miks mes talenteve dhe atyre me eksperiencë.

Ibra? Jemi miq të mirë. E di që përfundoi aventurën në Amerikë, por nuk di idetë e tij për të ardhmen. Ndoshta e telefonoj”, u shpreh Ancelotti.

 

Related posts

U DËNUA NGA KOMISIONI I DISIPLINËS/ Tirana u bën thirrje tifozëve: Mos na dëmtoni…

Delo.autor

PSG kërkon ”vetëm” 300 mln €, Real paguan 350 mln € për Neymar

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Murale e stërmadhe me fanellën blu, klubi argjentinas përjetëson Maradonën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment