Futboll La Liga Sport

“JASHTËTOKËSORI” NUK DI TË NDALET/ Shikoni çfarë iu bën shokëve të skuadrës në stërvitje (VIDEO)

Lionel Mesi nuk ka humbur asnjë rreze shkëlqimi nga klasi i tij dhe për më tepër duket se dita kur do të tërhiqet nga futbolli do të vijë tepër vonë.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ‘’Pleshti’’, i cili arriti të shpallej ‘’Lojtari më i mirë në planet’’ për të gjashtën herë ka dhuruar spektakël me shokët e skuadrës ‘’duke i nxjerrë jashtë loje’’ me lëvizjet e tij hipnotizuese dhe çarmatoseshe.

Në seancën e fundit stërvitore, argjentinasi driblon dhe shënon në mënyrë spektakolare në ndeshjet brenda grupit me katalanasit duke treguar se ka ende shumë për të dhënë nga ‘’arsenali’’ i tij.

Megjithëse vitet kalojnë, Mesi konfirmon se ka elegancën dhe gjenialitetin e një djali të ri. Pavarësisht se ka qenë i papërmbajtshëm në Spanjë gjatë 4 viteve të fundit, Liga e Kampioneve është bërë një obsesion për Barçën, e cila ka përjetuar dy dështimet më të mëdha në histori në dy sezonet e fundit. Edhe pse ka fituar në karrierë 4 herë trofeun e ‘’veshëve të gjata’’, Barça dhe Mesi ëndërrojnë të kurorëzohen për të gjashtën si kampionë të Europës.

Related posts

TRAJNERI PYETET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Conte e thotë troç: Nuk do ta drejtoj këtë klub italian

Delo.autor

Flet 5 gjuhë dhe mund të bëhet përkthyes, poligloti i Botërorit është një shqiptar

Sadik.Autor

​Coutinho lëndohet një ditë pasi Nike e ‘transferoi’ në Barcelonë

Q.Autor

Leave a Comment