Futboll Seria A Sport

NAPOLI NDERON TRAJNERIN E KOMBËTARES/ Flet zyrtari i klubit italian: Edy Reja i ka dyert e hapura…

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja dhe ish-kapiteni emblematik i Napolit Marek Hamshik do të marrin pjesë ditën e martë në ceremoninë solemne të nderimit të futbollisti sllovak në stadiumin ‘’San Paolo’’ për kontributin ndaj fanellës së kaltër për 11 vite.

Tekniku i kuqezinjve do t’i dorëzojë medaljen e mirënjohjes Hamshikut për arsye se ai ka qenë trajneri i parë që e promovoi te Napoli në vitin 2007, kohë kur drejtonte ekipin e Serisë A.

Lajmin e ka dhënë për ‘’Kiss Kiss’’ drejtori i Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun Alesandro Formisano. Ai shton se 74-vjeçari është i mirëpritur gjithmonë te klubi napolitan pasi e ka drejtuar për 4 vite (2005-2009).

‘’Mareku ka konfirmuar se do të marrë pjesë në ceremoni në javët e fundit. Sipas rregullores së UEFA-s, do të mbahet një ceremoni e veçantë një orë përpara ndeshjes (Napoli-Genk, fazë e grupeve të Ligës së Kampioneve). Do të jetë një festë përkujtimore për Hamshik, të cilit do t’i jepet një çmim mirënjohës nga një person shumë i dashur për napolitanët. I ftoj tifozët të vijnë në stadium në orën 17:45 për të shijuar këtë moment.

reja-napoli

Reja? Te Napoli ai është si në shtëpi, dyert janë gjithmonë të hapura për të. Ditën e ceremonisë, do të kemi mundësi të flasim edhe për zgjerimin e lidhjeve të futbollit me shkollat në mënyrë që të sjellim sa më shumë fëmijë në stadiumin tonë’’, bën me dije zyrtari i Napolit Alesandro Formisano.

32-vjeçari Marek Hamsik është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje me fanelën e Napolit (520) si dhe lojtari që ka realizuar më shumë gola në historinë e ‘’të kaltërve’’ (121).

Megjithëse ne rekorde individuale ai ka kaluar idhullin e napolitanëve dhe të futbollit botëror Maradonën, argjentinasi ka sjellë sukseset më të lavdishme në historinë e ekipit italian (2 kampionate dhe një kupë UEFA).

Related posts

FENOMENAL MIGJEN BASHA/ Ish-mesfushori i kombëtares shënon në Australi (VIDEO)

Delo.autor

RITHEHET TEK FITORJA/ Barcelona lë pas zhgënjimin dhe mposht Huaska-n falë De Jong

Delo.autor

“6 VITE HETIM”/ Rrëfehet shefi i “Sportradar”: Ja si i trukonte ndeshjet Skënderbeu

Delo.autor

Leave a Comment