Futboll Sport

KARTONI I KUQ I CUADRADO-s? Sarri: I verdhë do të kishte qenë vendimi i duhur

Juventus u mposht nga Lazio me rezultatin  3-1. Kjo ishte humbja e parë për bardhezinjtë në këtë sezon, por sigurisht që dhemb shumë pasi e shohin veten sërish pas Interit në tabelën e klasifikimit.

Pas ndeshjes, trajneri i juventinëve Maurizio Sarri dha një intervistë për DAZN, ku analizoi takimin në detaje.

Sarri u shpreh se luajtëm mirë deri në momentin që ishim 11 kundër 11.

“Mendoj se luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, por fatkeqësisht pësuam atë gol në fundin e saj”, ka thënë trajneri i bardhezinjve.

“Pjesa e dytë u karakterizua nga episode, pjesa më e madhe e të cilëve shkuan kundër nesh. Megjithatë, kemi luajtur shumë mirë deri në momentin që ishim 11 kundër 11”.

“Kartoni i kuq i Cuadrado-s? Skuadra nuk respektoi detyrat, sepse lojtarët kanë qenë në pozicionin e gabuar, ka qenë një  pakujdesi dhe kemi paguar për atë. Para ndeshjes kemi vendosur për disa pozicione të caktuara dhe nuk i kemi mbuluar”.

“Mendoj se ky moment ndryshoi gjithçka. Nuk jam dakord se ishte një rast i pastër për gol dhe mendoj se një karton i verdhë do të kishte qenë vendimi i duhur. Megjithatë, këto gjëra janë jashtë kontrollit tonë dhe kjo situatë u krijuar nga një gabim i yni”.

 

Related posts

“ARRATISJA” E LOJTARIT NË FRANCË/ Douglas Costas dhe takimi me Neymar që ka zemëruar Juventusin

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Daja: Barazimi ishte i drejtë, do të vazhdojë deri në…

Delo.autor

OZIL KA KU TË NGUSHËLLOHET/ E fejuara: Jam gjithmonë krah teje… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment