Futboll Seria A Sport

“KEMI LUAJTUR NDAJ NJË KUNDËRSHTARI TË VËSHTIRË”/ Trajneri Piol pas fitores: Nëse nuk do të kishim fituar, do të…

Milani mposhti Parmën ditën e sotme me rezultatin 1-0, falë një goli të Teo Hernandez në minutën e 89’.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur edhe tekniku Stefano Pioli, i cili u shfaq i lumtur për fitoren, por thotë se skuadra duhet të përmirësohet ende.

“Qëllimi ynë është të mendojmë për ndeshjen e radhës tani, por duhet të ruajmë nivelin e lojës që kemi treguar deri tani. Me tre pikët e sotme nuk rregullojmë shumë në klasifikim, por kjo ditore na jep besim. Kemi luajtur ndaj një kundërshtari të vështirë, dhe e kemi merituar fitoren. Kemi krijuar shumë dhe nuk kemi rrezikuar prapa. Kjo nuk ndryshon asgjë, ne duhet të rritemi më shumë dhe të punojmë fortë.

A mund të bëhet më shumë në sulm? Ne po luajmë më shumë si një ekip, me më shumë kompaktësi. Unë i kam parë të gjitha ndeshjet e Parmës, dhe ata asnjëherë nuk kanë vuajtur kaq shumë sa sot. Ne duhet të jemi më të saktë, duhet të punojmë edhe më shumë për tu përmirësuar. Nëse nuk do të kishim fituar, do të ishte e rëndë nga ana psikologjike.”, u shpreh Pioli.

Related posts

Messi shpjegon dominimin e Realit në Champions

Sadik.Autor

ÇMENDET Barcelona/ Katalanasait ofrojnë parà dhe 4 lojtarë për të bindur Man United

Isa.Autor

Fabio Capello “spiunon” Rusinë te spanjollët: Ja si të luani ndaj saj

Isa.Autor

Leave a Comment