Futboll Sport

“KRIS ARMA” NË URUGUAJ/ Derbi amerikano-latin përfundon në mënyrë tragjike (FOTO)

Futbolli në Uruguaj është njollosur dhe një herë tjetër nga një ngjarje mjaft e rëndë. Pas derbit më të madh në vendin amerikano-latin, mes Nacional Montevideo dhe Penarol, njëri prej tifozëve të Nacional ka mbetur i vdekur, pasi u qëllua me armë.

Nacional triumfoi 1-0 ndaj rivalëve të përjetshëm, duke u shpallur dhe kampion. Festimet ishin të shumta pas ndeshjes dhe gjatë tyre ka ndodhur edhe ngjarja tragjike. Mendohet se një tifoz i Penarol ka qëlluar me armë 6-8 herë drejt një turme, ku ka mbetur i vdekur një 24-vjeçar (tifoz i Nacional), si dhe është plagosur një tjetër, me këtë të fundit që është në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarje tragjike dhe mjaft e rëndë, që nuk duhet të ndodhë kurrë, sidomos kur bëhet fjalë për sport.

Related posts

“SKUADRA DHA SHPIRTIN NË FUSHË”/ Starova i kënaqur me lojën: Ishim të pafat, duhet të kishim…

Delo.autor

“GRABITJA FILLOI”/ Motra e CR7 “shpërthen” pas golit të anuluar nga VAR-i në sfidën ndaj Udineses (FOTO)

Delo.autor

Në Kroaci shteti bën gati “dhuratën” 120 milionë euroshe!

Isa.Autor

Leave a Comment