Futboll Sport

Krahu i djathtë i Materazzit, njihuni me italianin e ri të Superiores

Lëvizje te Laçi, skuadër që është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe kërkon ta bëjë tijin këtë trofe, për të siguruar pjesëmarrjen në kualifikueset e Europa League. Kurbinasit do të shtojnë në stafin e tyre edhe italianin Franco Pasqualetti që më parë ka qenë pjesë e Chennaiy në Indi dhe ishte krahu i djathtë i Marco Materazzi-t, që drejtonte skuadrën. Ai nuk është një i panjohur për kurbinasit.

Ka qenë vetë trajneri Gentian Mezani ai që ia ka sugjeruar klubit dhe presidenti Pashk Laska ka dhënë “OK”-in. Sot ai vjen në Shqipëri dhe do të nisë nga puna. Pasqualetti njihet nga trajneri vlonjat, i cili është licencuar pikërisht në Itali. Nuk është hera e parë që te Laçi ka në staf një italian, pasi në janar të vitit 2016 u afrua Eugent Zeka dhe Marcho Banchini, me këtë të fundit si zëvendëstrajner. Aventura e tij me bardhezinjtë nuk zgjati shumë.

Kurbinasit kanë objektiva të rëndësishme për të arritur, ndërkohë që Pasqualetti do të merret edhe me analizimin e performancës së futbollistëve, punë që e ka kryer edhe te klubi i mëparshëm në Indi. Në këtë mënyrë te bardhezinjtë do të kenë mundësinë të punojnë edhe më shumë me të rinjtë që kanë në ekip dhe të tentojnë përmirësimin e tyre aty ku shfaqin më së shumti probleme.

Ndërkohë tani te Laçi kanë nisur të mendojnë për ndeshjen e radhës në kampionat. Pas barazimit pa gola në shtëpi me Kukësin, do tentohet rikthimi te fitorja në kampionat pas katër javësh. Bardhezintë janë mposhtur nga Teuta, Partizani dhe Luftëtarit, por tani synohet të merren pikët maksimale ndaj Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi”. Në fazën e dytë ia kanë dalë të marrin pikët e plota me gola të Reginaldos dhe Lushkjes.

Related posts

SUPERSFIDAT/ Kastrioti pret Skënderbeun, Kukësi kërkon fitoren e parë në Vlorë

Isa.Autor

GJIMSHITI TITULLAR NDAJ AJAX/ Trajneri Gasperini: Është model

Delo.autor

Bayerni është eliminuar në katër sezonet e fundit nga klubet spanjolle në Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment