Futboll Seria A Sport

“KUQEZINJTË” LËNË TAKIM ME IBRAHIMOVIC/ Ish-trajneri Rebiç “paguan” për suedezin…

Ditë të nxehta këto të fundvitit për Milanin. Klubi është lodhur duke pritur një përgjigje nga Zlatan Ibrahimoviçi. Nuk ka ultimatume e as skadenca afatesh, por nëse 38-vjeçari nuk kthen një përgjigje përpara Krishtlindjeve, kuqezinjtë janë gati të ndërmarrin rrugë të tjera për të gjetur një sulmues.

Nxitimi nuk është në dobi të askujt dhe mediat italianë flasin për një takim mes drejtorëve Boban e Maldini me Mino Raiolën, menaxheri i futbollistit. Biseda do të zhvillohet në një nga 4 ditët në vijim dhe thuhet se do të jetë vendimtare për futbollistin, i cili mund të vendosë edhe të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.

ÇËSHTJE SHIFRASH

Rreth diskutimeve Milan-Ibra, gjithmonë është thënë se nuk është çështja parash, por në fund janë pikërisht shifrat që bëjnë diferencën. “Djalli” ofron 6 milionë euro në total, por vijimi i bashkëpunimit (18-mujor) do të ketë si kusht renditjen e ekipit në fund të sezonit. Ibra kërkon menjëherë firmën për 18 muajt dhe 4 milionë euro për 6 muajt e parë. Kjo është edhe kleçka e cila mund të gjejë zgjidhje falë Ante Rebiçit.

rebic

Kroati nuk u ambientua kurrë te Milani, pavarësisht se ishte përvoja e tretë në një ekip italian. Ai mund të rikthehet në Gjermani ku e kërkojnë disa skuadra. Kuqezinjtë nuk kanë kundërshtime, edhe pse do të kursenin 1.5 milionë eurot e rrogës së tij për pjesën e mbetur të kontratës së huazimit (deri në qershor). Pikërisht ky kursim do të shërbente për të financuar kërkesat e Ibrahimoviçit.

Lidhur me Rebiç ka folur edhe ish-trajneri i tij te Frankfurti. Adi Hyter, në një deklaratë për mediat gjermane, ka thënë: “U takuam me Anten rastësisht në një restorant. Një ditë do të rikthehet, sepse fundja është huazuar te Milani, por për kthimin e tij nuk kam asnjë datë për t’ju ofruar”.

Related posts

E TRISHTË/ Vdekja misterioze, sportisti italian gjendet i pajetë në shtëpinë e të dashurës

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Geona-Juventus. Rezultati 1-3

Delo.autor

BEFASON MANCINI/ Thërret shokun e Emanuele Ndoj dhe lë jashtë 2 SUPER LOJTAR

Isa.Autor

Leave a Comment