Futboll Seria A Sport

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Ish-presidenti i Juventus: Si e përjashtuam Conten, nuk do doja të isha gruaja e tij

Në një lidhje direkte për radion “Punto Nuovo”, ish-presidenti i Juventusit në periudhën post-”Calciopoli”, Xhovani Koboli Xhili, ka dashur që të ndërhyjë dhe të shtyjë gishtin në plagë, duke treguar një prapaskenë lidhur me Antonio Konten, kur pikërisht ai dhe drejtuesit e tjerë të epokës në vitin 2007 refuzuan t’i ofronin “Gjeneralit” pankinën bardhezi.

Në të njëjtën kohë, Xhili nuk mbrojti as fjalët e shprehura nga presidenti aktual i torinezëve, Andrea Anjeli: “Termi ko… mund të përdoret edhe si sinonim i fjalës budalla. Diçka e tillë në të kaluarën kujtoj që ka dalë edhe nga goja e ‘Avokatit’ (Xhani Anjeli, xhaxhai i Andreas), por ai ishte një per- son aq i rafinuar, sa të gjithë ia merrnin në mënyrë shoqërore.

Ndërsa dje (të martën), Andrea Anjeli ra viktimë e vetes dhe e faktit se sot rrjetet sociale kontrollojnë çdo moment. Andrea vinte nga një ndeshje shumë e luftuar dhe shfryu gjithçka kishte aku- muluar ndaj Kontes, në të gjithë këtë periudhë që të dyja palët janë ndarë, që prej vitit 2014. Gabimi i Andreas ishte që termin ko… e përdori në mënyrë ofensive”.
PRAPASKENA KONTE – Ndërkohë, lidhur me trajnerin aktual të Interit, Koboli Xhili vazhdon: “Konte është sigurisht një trajner shumë kompetent, por në të njëjtën kohë edhe shumë i ngazëllyer, ndoshta më shumë seç duhet. Nuk do doja kurrë të isha bashkëshortja apo vajza e tij. Nuk ka dyshime që vlerat e tij teknike janë të larta, por në nivel human ofron pak.

Po ju tregoj se në vitin 2007 e përjashtuam kategorikisht figurën që Antonio Konte të merrte drejtimin e Juves, duke zgjedhur më pas Klaudio Ranierin. Diçka të tillë e bisedonim me Blankun (Zhan-Klod Blank, ish-administratori i Juves, në epokën post-‘Calciopoli’)… Ky i fundit e donte, ndërsa unë i kujtova një ngjarje që kishte ndodhur në Arexo, në një ndeshje të Serisë B, në të cilën ne (Juventusi) fituam 5-1 dhe festuam rikthimin në Serinë A. Kur po shkonim në dhomat e zhveshjes, jashtë derës së skuadrës së Kontes (në atë periudhë drejtonte Arexon) dëgjohej ai që ulërinte me të madhe.

Ishte i tërbuar pse gjatë ndeshjes skuadra e tij kishte pasur një rast të pastër për të barazuar momentalisht ndeshjen dhe nuk ia kishin arritur. Pikërisht atë reagim të pakuptimtë të Kontes ia sinjalizova Blankut, ndonëse askush nuk i dha një rëndësi të madhe. Për mua ai mentalitet i Kontes mjaftonte për të mos drejtuar kurrë Juventusin. Nuk kishte stilin e duhur për Juven!”. Dhe në fund, lidhur me akuzat ndaj Anjelit për “stilin Juventus”, Koboli Xhili i del në mbrojtje: “Andrea ka fatkeqësinë dhe fatin për të mbajtur një mbiemër shumë të rëndë, pavarësisht se është i ndryshëm nga babai dhe xhaxhai i tij.

Shfryrja e tij ishte e qartë, por do t‘i kalojë shpejt. Gjithsesi, mendoni sesa presidentë të tjerë të Serisë A kanë turfulluar më keq sesa ai. Mendoj për Çelinon, Zamparinin e De Laurentisin… Madje, ky i fundit është i justifikuar, pasi duke ardhur nga një familje fisnike, këdo tjetër që nuk i pëlqen apo i del kundër i quan vasalë”.

Related posts

Carlo Ancelotti zbulon ekipin favorit dhe dy surprizat e Botërorit

Sadik.Autor

RONALDO I INFERTUAR ME COVID-19/ Ja kushti që duhet të plotësojë CR7 për të luajtur kundër Barcelonës…

Delo.autor

VENDOSET NË MESFUSHË/ Spanja mjeshtre por Italia nuk është më “klasë punëtore”

Delo.autor

Leave a Comment