Futboll

“KURRË NUK KAM REAGUAR”/ Refik Halili: Ze Maria tha “therreni” djalin e presidentit, që pastaj të tremben të gjithë

Refik Halili ka folur për situatën te Tirana. I ftuar në “Zona Gol”, presidenti i bardhebluve ka folur mbi trajnerët që kanë pasur këtë klub më herët.

Më konkretisht është prekur koha kur ka qenë në krye Ze Maria, që si shembull ka bërë djalin e tij, Grent Halili.

“Juli erdhi dhe vendosi skema siç do Juli. I bënte skemat në bazë të mendimeve të tij dhe morëm 5 pikë në 5 ndeshje.

Unë shikoja që ekipi rrinte shumë mbrapa. Ne duam të luajmë futboll dhe nuk duam të rrimë mbrapa: “Kur do ta hamë golin?”.

T’i themi gjërat troç. Trajnerët e Tiranës i kanë bërë gjërat siç i kanë dashur.

Ahmataj nuk më tha asnjëherë se ishte i pakënaqur apo që puna nuk i ecte mirë.

Qendronte i qetë, por pastaj mora vesh që kishte dhënë dorëheqjen.

E për çfarë? Në fakt nuk e kuptoj, pasi ju kishit disa njerëzit tuaj dhe këtu po flas për drejtues të lartë (drejtuar Supersport) që e kërkonin Ahmatajn te Tirana.

Dua të kujtoj pak edhe kohën e Ze Marias.

Ai ka thënë hapur që “therreni” djalin e presidentit që të tremben të gjithë pastaj.

Kurrë nuk kam reaguar, asnjëherë, pasi klubi ka më shumë rëndësi”, ka thënë Halili.

Related posts

E BUJSHME/ Kontaktohet menaxheri dhe personat pranë trajnerit të njohur, Juventusi përgatitet nëse Sarri dështon

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ RONALDO nuk e njeh PUSHIMIN, përsëri në PALESTËR të dielën

Isa.Autor

Dështon transferimi i Ronaldos te Juvja? Perez vendos çmimin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment