Futboll La Liga Sport

TRIUMFOJNË NË “CAMP NOU”/ “Katalanasit” mposhtin Mallorcan me “POKER, Messi shkruan historinë

Barcelona bëri detyrën në sfidën përballë Mallorcës në “Camp Nou”, teksa fitoi me rezultatin e thellë 5-2, në një takim ku Lionel Messi frestoi me një tripletë Topin e Artë të gjashtë në karrierë, që mori pak ditë më parë në Paris.

Katalanët zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, kur arritën të shënojnë 4 herë, ndërsa përveç tripletës së Messit, dy sulmuesit e tjerë Antoinne Griezmann dhe Luis Suarez kompletuan goleadën e katalanëve, duke zhvlerësuar dopietën e Budimir për miqtë.

Kjo ishte tripleta e 35-të në karrierë për “Pleshtin” argjentinas, që në fillim të takimit prezantoi para publikut Topin e Artë, ndërsa në fund mori topin e ndeshjes në shtëpi, ashtu siç e do zakoni.

Më herët Valencia fitoi derbin përballë Levantes me rezultatin 2-4 me përmbysje, në një takim që ishte vërtetë spektakolar. Pjesa e parë u mbyll nën siglën e Roger, që pasi shënoi dy herë në portën e Valencias, devijoi topin edhe në portën e tij.

Pjesa e dytë foli tërësisht për Valencian, që shënoi dy herë shpejt me Kevin Gamiero dhe më pas ishte Torres që vulosi fitoren në minutat e fundit, me golin e katërt.

Tabela e renditjes në La Liga kryesohet nga Barcelona me 34 pikë, po aq sa ka edhe Reali i Madridit, ndërsa dy skuadrat duket se do të shkojnë me pikë të barabarta edhe në El Classicon në 18 dhjetorit.

Related posts

RENDITJA NË SUPERIORE/ Teuta “fituesja” e javës, Partizani +7 nga vendi i dytë. Zona e ftohtë është “zjarr” (FOTO)

Delo.autor

“PËRGJITHMONË ME NE!” Tirana kujton legjendën Arben Minga me pamje emocionuese (VIDEO)

Delo.autor

NDEZ SËRISH DEBAT MBI RACIZMIN NDAJ TALENTIT/ Bonucci reagon: Deklarata ime është keqkuptuar, sepse isha…

Delo.autor

Leave a Comment