Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Norwich-Arsenal. Rezultati 2-2

Freddie Ljungberg do të debutojë sot në stolin e Arsenalit kundër Norwich në Premierligë, me një formacion që përbëhet nga dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Ljungberg e zëvendëson Unai Emeryn, trajnerin spanjoll që u shkarkua këtë javë pas humbjes kundër Eintracht Frankfurtit në Evropa Ligë.

Suedezi, i cili ishte promovuar në ekipin e parë të trajnerëve nga Emery gjatë verës, më parë ka qenë trajner i ekipit U23 të Arsenalit, ndërsa sot ai e ka zgjedhur formacionin startues për ndeshjen e Arsenalit kundër Norwich, e cila nis në orën 15:00.

Ai do të ketë punë të vështirë, duke e parë formën aktuale të Arsenalit, që nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit në Premierligë, tri barazim dhe dy humbje.

 

LIVE/ Norwich – Arsenal 2-2

 

MINUTA 29/ Arsenal barazon shifrat me golin e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang.

MINUTA 22/ Norwich kalon në avantazh me golin e shënuar nga Teemu Pukki.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER SI “ZIKALTËRIT”/ Shikoni bukuroshen seksi që bën tifo për Interin (FOTO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SPARTA PRAUGE/ Pioli: Nëse vazhdojmë kështu, do ta kem shumë të vështirë

Delo.autor

“PLESHTI” NUK EKZISTONE NË FUSHË/ Shikoni çfarë ka bërë gjatë humbjes ndaj Brazilit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment