Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kukësi. Rezultati 1-2

Do të startojë në orën 13:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, sfida mes Vllaznisë dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore.

Shkodranët e Mirsad Jonuz, do të tentojë fitoren e dytë radhazi, pas triumfit në Korçë ndaj Skënderbeut. Nga ana tjetër, verilindorët e Shpëtim Duros kërkojnë vazhdimësinë dhe njëkohësisht ruajtjen e kryesimit,.

Për përket formacioneve, mungesa e rëndësishme e Vllaznisë është ajo e mbrojtësi Ualusimbi që u ndëshkua me karton të kuq nda Skënderbeut. Nga ana tjetër, trajneri Duro nuk ka preferuar që të bëjë surpriza duke iu besuar futbollistët që triumfuan ndaj Teutës disa ditë më parë.

 

LIVE| Vllaznia-Kukësi 1-2

Rroca 8′

KOMENTI LIVE:

46′ Ka nisur pjesa e dytë, Vllaznia në kërkim të golit të barazimit. Menjëherë zëvendësim për Kukësin, teksa largohet Limaj për shkak të dëmtimit dhe në vendin e tij inkuadrohet Bruno Lulaj.

Mbyllet pjesa e parë, vendos goli i Rrocës i cili shënoi në minutën e 8′ për Kukësin. 

45′ Mundësi e artë shënimi për Kukësin, me Abazajn që kalon portierin Sherri, por gabon në fund me pasimin për Shkurtaj.

42′ Topi ngelet në zonën e Kukësit, me Markun që provon me një goditje, por topi shkon jashtë.

41′ Provon Kruja, por topi ndalohet nga mbrojtësit e Kukësit, duke mos sjellë rrezik për portierin.

39′ Rast i mirë për Kukësin! Shkurtaj shfaqet përabllë portierit, por Sherri bllokon gjithçka.

32′ Çfarë rasti për Kukësin! Et’hemi vallëzon me mbrojtësit shkodranë në zonë, duke pasuar më pas te Abazaj, me këtë të fundit që pa t’i ndalohej gjuajtja nga portieri Sherri.

29′ Provon Malota me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit, por topi shkon jashtë.

27′ Skemë e Gilman Likës nga goditja e dënimit, por Limaj kupton gjithçka dhe mbyll aksionin.

25′ Shkurtaj shpërdoron një mundësi shumë të mirë, teksa ndodheshin tre kundër dy, por sulmuesi gabon në pasimin  e fundit.

23′  Fantastik Kruja, teksa shpërthen brenda zonës së Kukësit, por gabon në pasimin përfundimtar, me Obanorin që mbyll gjithçka.

21′ I pandalshëm Gilman Lika, i cili niset drejt portës kundërshtare, por topi i krosuar prej tij largohet nga Obanor.

19′ Pasim perfekt i Gligorov pë Shtubinën, me këtë të fundit që niset në drejtim të portës së Xhikës, por arbitri akordon pozicion jashtë loje.

17′ Vllaznia tenton të gjejë golin e barazimit, por e kanë të pamundur të çajnë mbrojtjen e Kukësit.

15′ Krosim perfekt i Gilman Likës, por Malota nuk ia del të godasë saktë topin me kokë.

8′ GOLLLLLL Kukësi 1-0. Fantastik Roca i cili pas një pasimi perfekt të marrë në zonë ka dribluar portierin Sherri dhe e ka dërguar topin në rrjetë.

1′ Ka nisur takimi në “Loro Boriçi”, të dyja ekipet në kërkim të fitores.

Related posts

“DUHET TË PËRQENDROHEMI TEK VETJA JONË”/ Zidane “shpërthen”: Si mund ta çoni ndër mend diçka të tillë?

Delo.autor

Klubi i Premier Ligës e shpall kosovarin si transferimin e vitit

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Dilema për të ardhmen, sulmuesi Ibraimi ka vendosur që…

Delo.autor

Leave a Comment