Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Partizani. Rezultati 1-0

Do të nisë në 13:00 ndeshja mes Teutës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”.

Një ndeshje e rëndësishme kjo për të dyja ekipet, të cilat do të kërkojnë të marrin fitoren, pas disfatave në javën e fundit.

Në stolin e durrsakëve do të debutojë Edi Martini, i cili mori vendin e të shkarkuarit Shkëmbi.

Ndryshime në formacionin e Partizanit, me Kalarin që ka ulur në stol disa nga lojtarët që zhgënjyen në derbi, duke përfshirë këtu Romero, Bodor dhe Solomon.

 

LIVE| TEUTA-PARTIZANI 1-0

KOMENTI LIVE:

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime!

Mbyllet pjesa e parë!

44′ GOOOL TEUTA 1-0/ Realizojnë vendasit, Kallaku tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë! 

43′ Penallti për Teutën, pas një deueli të Beqjas me Telushi brenda zonës, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për vendasit, protestojnë të kuqtë!

41′ Asani ka një mundësi të artë shënimi, por Stivi Frashëri bën mrekullinë, duke ndalur për herë të dytë futbollistin nga Shkupi.

39’ Tjetër aksion i të kuqve, këtë herë me topin që shkon nga një anë në tjetrën, në fund është Bardhi që provon me një gjuajtje spektakolare, por nuk ka forcën për të mposhtur Frashërin.

33’ Protesta dhe tension. Çinari hyn në zonë, Beqja i ndërhyn për t’i marrë topin me sulmuesin që rrëzohet, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave të Partizanit, ndërsa ka një përplasje mes Çinarit dhe Aleksit për pretendimet që kanë të dy ekipet.

25′ Rast ideal për Partizanin me anë të Asanit, i cili merr një asist spektakolar nga Çinari, gjuan menjëherë nga brenda zonës, por vendimtar devijimi i Stivi Frashërit, që i ka mohuar futbollistit të Partizanit golin e avantazhit.

22′ Tjetër mundësi shënimi për Teutën me anë të Kuros, i cili shkarkon të majtën, por gjuajtja potente e mbrojtësit grushtohet nga Alban Hoxha.

18′ Rrezikshëm Teuta, me Kallakun që harkon një top të rrezikshëm në formë parabole, por largojnë mbrojtësit e Partizanit.

15′ Drithërima në portën e Partizanit, shtylla dhe fati shpëton skuadrën e kuqe nga pësimi i golit, pas tentativës së Nikaç dhe Vilës dhe Beqas. Rast ideal për Teutën.

13′ Jasir Asani provon të surprizojë me një gjuajtja të befasishme nga e djathta, por topi shkon jashtë kuadratit.

6’ Aksion i Trashit nga e majta, topi harkohet në zonë për Çinarin, mbrojtësit e Teutës për pak sa nuk shënojnë një autogol, shpëton porta e Frashërit.

4’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta e sulmit të Teutës, portieri Hoxha kontrollon i qetë.

3’ Sulmon Teuta në minutat e parë, pas një rrëmuje në zonë Bitri largon topin në anësore me vështirësi.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

NUK PO KALON NJË FORMË TË MIRË TEK ARSENAL/ Mustafi pranë transferimit tek…

Delo.autor

E FUNDIT/ Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanit

Delo.autor

Belgjika publikon listën e futbollistëve për Botëror, Nainggolan jashtë

Sadik.Autor

Leave a Comment