Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Inter-Roma. Rezultati 0-0

Interi do të presë në shtëpi Romën ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për xhiron  e 15-të në Serie A.

Zikaltërit vijnë me moralin e lartë në këtë ndeshje, për shkak të rezultateve pozitive të arritura deri tani. Vetëm para një javë ekipi i drejtuar nga Konte mori kryesimin e kampionatit, teksa përfituan nga ndalesa që i bëri Sasuolo Juventusit.

Ditën e sotme Interi do të futet në fushë vetëm për tre pikët, në mënyrë që të vazhdojë kryesimin e kampionatit. Megjithatë përballë nuk do të kenë një kundërshtar të lehtë, pasi edhe Roma vjen në këtë ndeshje pas tre fitoreve radhazi. Verdhekuqtë do të kërkojë të surprizojnë Interin, duke kërkuar të marrin maksimumin nga kjo ndeshje .

Interi nuk njeh fitore ndaj Romës në shtëpi që nga  31 nëntori i 2015-ës, kur asokohe fitonin 1-0 me një gol të Medel. Ekipi i Fonsekës vjen në këtë ndeshje me disa mungesa të rëndësishme në formacion, siç është ajo e Xhekos i cili vuan nga një virozë gripale dhe ajo e portierit Pau Lopez, i cili ka shfaqur probleme muskulore.

Pavarësisht gjithçkaje, ajo që është e sigurt për ndeshjen e sotme është se spektakli nuk do të mungojë, edhe për faktin se të dyja ekipet bëjnë një lojë të hapur.

 

LIVE/ Inter – Roma

 

 

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

MINUTA 1/ Starton sfida

Formacionet zyrtare:formacionet

Related posts

ËSHTË THIRRUR NGA TRAJNERI I SHPRESAVE/ Muçi merr minuta në kampionat, shoku i skuadrës shënon “poker” golash (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI I PESHËNGRITJES/ Shqipëria e mbyll në këtë mënyrë…

Delo.autor

NUK KA SHËNUAR ENDE/ S’mjaftojnë 30 milionë euro, zbulohet klauzola speciale e CR7

Isa.Autor

Leave a Comment