Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kukësi prezanton blerjen e re, “verilindorët” firmosin me ish-futbollistin e Partizanit…

Skuadra e Kukësit ka arritur të fitojë shërbimet e Ardit Hilës.

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, teksa mesfushori ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Lajmin e transferimit të 28-vjeçarit në rradhët e verilindorëve e ka bërë vetë publike klubi i Kukësit që  me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social në “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen lojtarit elbasanas.

Hila vjen pas eksperiencës në Superligën e Kosovës me fanellat e Prishtinës dhe së fundmi me skuadrën e Gjilanit ku i skadoi dhe kontrata. Më parë në Kategorinë Superiore, Ardit Hila përveç skuadrës së qytetit të lindjes Elbasanit dhe ekipit të Partizanit, ai ka mbajtur veshur fanellën e Teutës.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË KUKËSIT –

“ZYRTARE! Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mesfushorin 28 vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.

⚽️ Hila vjen ne klubin e Kukesit pas nje aventure ne Kosove, ku ishte pjese e Gjilanit. Hila eshte njohes i mire i Kategorise Superiore teksa ka qene pjese e skuadres se Elbasanit, Teutes e Partizanit duke fituar edhe titull kampion ne Shqiperi. Klubi i Kukesit i uron Hiles shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Ardit!

“Me ka munguar Shqiperia. Ika si kampion dhe shpresoj te rikthehem si kampion me Kukesin. Pse Kukesin? Me bindi projekti i Kukesit dhe fakti qe luan gjithmone per trofe, ma beri me te lehte zgjedhjen time. Uroj qe ne Kukes te rikthejme trofeun e titullit kampion dhe Kupen e Shqiperise. Forca Kukesi”, u shpreh Hila ne prononcimin e tij te pare si futbollist i Kukesit.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Ardit Hila

Mosha: 28 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e mëparshme: Elbasani, Teuta, Partizani, Prishtina, Gjilani.”

Related posts

SUPER PUSHIMET E CR7/ Ronaldo përshëndet nga helikopteri. Cili do të jetë destinacioni i radhës? (FOTO)

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Dalin detaje të reja: Piloti kishte kërkuar ndihmën e…

F.autor

BOTËRORI 2022/ Gafë qesharake, Fabbri realizon një autogol në favor të Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment