Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ KAS-i përgjysmon dënimin për Chelsea, buzëqesh edhe klubi i Serie A…

Lajme të mira për Çelsin para merkatos së dimrit. KAS-i i Lozanës ka vendosur që ta përgjysmojë ndëshkimin e klubit londinez nga FIFA, për shkak se kishte shkelur rregullat në lidhje me transferimin e lojtarëve më të vegjël se 18 vjeç. Dy herë radhazi Federata Ndërkombëtare e kishte dënuar Çelsin me bllokim të merkatos për dy seksione, konkretisht për verën e 2019-ës dhe dimrin e 2020-ës. Por sot vendimi ka ndryshuar.

KAS-i ka marrë vendimin që ta ulë në një seksion bllokimin e merkatos së Çelsit. Po ashtu, është përgjysmuar edhe gjoba prej 300.000 frangash zvicerane që ky klub kishte marrë. Një lajm shumë i mirë për trajnerin Frenk Lampard, i cili mund ta përforcojë skuadrën në merkaton e dimrit me elementë të tjerë.

Vendimi i fundit i KAS-it për Çelsin nuk bën të lumtur vetëm tifozët e tij, por edhe ata të klubeve të tjera, si për shembull ata të Interit, së bashku me trajnerin Antonio Konte. Duke qenë se mund të blejë, Çelsi edhe mund të shesë, kështu që Interi ka më shumë shanse për të marrë në janar sulmuesin francez, Olivier Zhiru. Kujtojmë që blutë e Londrës nuk bënë asnjë përforcim në verë për shkak të dënimit nga FIFA dhe trajneri Lampard u ka besuar të rinjve. Pas 15 javësh kampionat, blutë e Londrës mbajnë vendin e katërt, me 29 pikë.

Related posts

SUPER GOL CALHANOGLU/ Tifozët “kuqezi” irritohen duke goditur me shishe (VIDEO)

Delo.autor

Müller: Real Madridi? Gjithkush e di se çfarë ka ndodhur këtu vitin e kaluar

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas një asist “MAGJIK” nga Gjasula, Cikalleshi ndëshkon Poloninë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment