Futboll Seria A Sport

“ME SARRIN ISHTE NDRYSHIM TOTAL”/ Rrëfehet Bonucci: Milani më rriti si njeri…

Juventusi duket ndryshe nga ai një viti më parë, kur në krye të ekipit ishte Masimiliano Alegri.

Ardhja e Sarrit te bardhezinjtë e ka ndryshuar totalisht lojën e tyre, teksa diçka të tillë e pranon edhe mbrojtësi Leonardo Bonuçi.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur se me Sarrin ka qenë një ndryshim total, duke shtuar më pas se kalimi te Milani e rriti atë si njeri.

“Ne duhet të përshtatemi me ndryshimin, në të kundërt jemi të humbur. Kjo ishte ajo që ndodhi me ardhjen e Sarrit, ishte një ndryshim total. Unë jam kritik ndaj vetes sime, kur bëj një gabim në fushë e kuptoj atë menjëherë.

Pikërisht kjo iu bën të përmirësoheni në lojë. Vendimi për të shkuar te Milani më ka bërë të rritem më shumë si njeri, por te Juventusi mund të jap maksimumin tim. Këtu mund të jap 100% tim.”, u shpreh Bonuçi.

Related posts

HUMBJA ME “POKER” NDAJ MILAN/ Reagon për herë të parë Ronaldo në rrjetet sociale! (FOTO)

Delo.autor

HISTORIKE/JAPONIA ndryshon ORËN LEGALE për Olimpiadën “Tokio 2020”

Isa.Autor

GJEN ZËVENDËSUESIN E ISCOS/ Perez gati të ofrojë 70 milionë euro për yllin e Dortmundit

Isa.Autor

Leave a Comment