Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Charles Leclerc thumbon Vettel: E munda që në sezonin tim të parë te Ferrari

Piloti Charles Leclerc e mbylli sezonin e tij të parë te Ferrari në vendin e katërt, duke grumbulluar 264 pikë, 24 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës Sebastian Vettel. Një rezultat ky që është ngushëllues për pilotin monogask, që në vitin e parë me “kokëkuqen” arrin të lërë pas në renditje 4 herë kampionin e botës.

“E konsideroj një vit pozitiv, duke qenë se për herë të parë pilotoja makinën Ferrari. Kam mësuar shumë nga Vettel dhe fakti që e lashë pas në renditje është i rëndësishëm për mua, pasi më motivon për të ardhmen. Sfida mes nesh është e rëndësishme, pasi ai është 4 herë kampion bote, ndaj jam krenar për rezultatet e këtij viti”, tha Leclerc.

Related posts

ISHTE VETËM NJË NDESHJE BAMIRËSIE/ Por Usain Bolt nuk ishte njeriu më i shpejtë në fushë

Delo.autor

POLEMIKAT PAS SUPERKUPËS/ “Fërkohen” në aeroportin e Xhedah, tifozët e Milanit ironi me arbitrat

Delo.autor

5 JAVË NGA FUNDI I SEZONIT/ Drejt largimit nga Real Madrid, lojtarët që Zidane nuk i do më në ekip

Delo.autor

Leave a Comment