Futboll Sport

MENDES ZBULON GJITHÇKA! Mësohet ku do ta përfundoi karrierën Ronaldo

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka deklaruar se ylli portugez mund ta përfundojë karrierën në Itali me klubin aktual Juventusin.

Kontrata e ish-sulmuesit të Real Madridit me bardhezinjtë zgjat deri në vitin 2022, kur ai do të mbush 37 vjeç. Mendes në një intervistë për median italiane, Sky Sports thotë se klienti i tij është i lumtur në Torino dhe nuk ka dëshirë të largohet nga kampionati italian, që do të thotë se ai mund t’i jap fund karrierës në Serie A.

“Në Juventus ai është i lumtur, ka një trajner të shkëlqyer. Po, ai mund të përfundojë karrierën e tij te Juventus”.

Ronaldo dëshiron që me Juventusin të fitoi Uefa Champions League, një trofe i lakmuar prej 23 vitesh nga “zonja e vjetër”.

Related posts

“NUK JAM ENDE NË 100% TË FORMËS”/ Federer zbulon planet: Roland Garros do të jetë test para Wimbledon

Delo.autor

DYBALA I THOTË LAMTUMIRË JUVENTUSIT/ Ja plani i Marottës për ta sjellë në…

Delo.autor

TIRANA “REFUZOI” PARATË E KROATËVE/ Albi Doka: Te Gorica, për Kombëtaren shqiptare

Delo.autor

Leave a Comment