Futboll Premier League Sport

DERBI I ANGLISË/ Manchester City mposht Manchester United në “Old Trafford” dhe kap vendin e dytë

Derbi i Manchesterit vishet blu. Rezultati 2-0 në favor të skuadrës së Pep Guardiolës u vendos qysh në pjesën e parë. 45 minutat e dyta nuk iu mjaftuan “Djajve të Kuq” për të evituar disfatën, ndërsa “qytetarët” menduan më shumë të mbronin avantazhin e qartë.

Ndeshja e shumëpritur u zhbllokua qysh në minutën e 7-të nga një autogol i Bailly. Kjo ishte goditje psikologjike për skuadrën e Manchester United, e cila reagoi, krijoi volum loje, por i mungoi finalizimi.

I etur për të barazuar, Manchester United krijoi hapësira prapa, çka u shfrytëzua më së miri nga kundërshtari në fund të pjesës së barë. Pikërisht në minutën e 45-të, B.Silva do të shënonte golin e dytë dhe të sigurisë për të tijtë.

Pjesa e dytë ishte një dialog i gjatë mes sulmeve pa efikasitet të vendësve dhe qasjes difensive të “qytetarëve”. Këta të fundit i bënë hyzmetin fitores së siguruar qysh në pjesën e parë, pa kaluar më në aventurë. Dhe në fund ia dolën të merrnin tri pikë të çmuara nga derbi i ethshëm i Manchesterit.

Duhet evidentuar një fakt domethënës: Manchester United tani ka 14 ndeshje radhazi në shtëpi, pa e mbajtur dot portën të paprekur. “Djajtë e Kuq” kanë pasur vetëm një seri më të gjatë në të gjithë historinë e tyre, pa portë të paprekur në shtëpi (21 ndeshje) midis prillit 1958 dhe marsit 1959.

Pas kësaj përballjeje direkte, skuadra e Guardiolës kap vendin e dytë për momentin, me 23 pikë, ndërsa Manchester United pozicioniohet p pesti, me 17 pikë aktualisht. Të dyja këto pozicione në klasifikim mund të revizionohen pas zhvillimit të ndeshjeve të tjera të kësaj jave në Premier League.

Related posts

PROFIL/ Njihuni me Gentjan Shaqirin, pedagogu dhe garuesi i vetëm shqiptar që fiton një kampionat të menaxhuar nga FIA

F.autor

Humbet buzëqeshja në kampin korçar, te Skënderbeu kanë probleme me…

Sadik.Autor

Edhe një futbollist tjetër kërcënohet me vdekje pasi humbi penalltinë vendimtare në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment