Futboll La Liga Sport

BLINDOHET BARCELONA PARA”EL CLASICO”/ Ja sa forca policie do të jenë për të garantuar sigurinë

Policia dhe organet e tjera kompetente kanë përfunduar detajet e fundit të sigurisë së klasikes që do të luhet sot në “Camp Nou” në orën 20:00. Në orët e para të mëngjesit të së martës, u mbajt një takim i qeverisë katalanase, ku u diskutua plani për të siguruar mbarëvajtjen e takimit, i kërcënuar nga protestat që kanë përfshirë Katalonjën.

Në diskutim u tha se prioriteti do të jetë sigurua e dy ekipeve, arbitrave dhe tifozëve, në mënyrë që ata të mbërrijnë në stadium brenda çdo norme sigurie. Dy skuadrat do të vendosen në një hotel, i cili është vetëm 500 metra larg “Camp Nou”-t. Plani i policisë është që të hapë një korridor, në mënyrë që transporti i tyre të bëhet pa asnjë problem. Gjithashtu, mëngjesin e së martës u mbajt edhe një takim në zyrat e forcave të sigurisë “Mossos”, të cilat koordinuan planin e tyre për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.real madrid barcelona

Që në orët e para të ditës së sotme, policia do të jetë e koordinuar në postblloqet brenda dhe jashtë stadiumit. Nga anë tjetër, Ministria e Brendshme njoftoi se do të lokalizojë 500 forca speciale policore të ndërhyrjes së shpejtë. Misioni i tyre do të jetë monitorimi i pikave strategjike të qytetit, si aeroporti dhe stacionet e trenave. Të dyja klubet kanë marrë garancinë e autoriteteve se përmes më shumë se 4000 forcave policore në total, gjithçka do të jetë e sigurt sot për të zhvilluar një ndeshje normale futbolli, larg tensioneve.15750430148017

DETAJET – Skuadrat do të udhëtojë drejt stadiumit nga hoteli i tyre së bashku, ndërsa arbitrat janë instruktuar që të jenë në “Camp Nou” jo më vonë se ora 18:00, dy orë përpara nisjes së ndeshjes. Për ta bërë situatën që të duket sa më normale që të jetë e mundur, drejtorët e të dyja klubeve do të drekojnë së bashku.

Normalisht, ajo do të mbahej në stadium, por për shkaqe sigurie është vendosur që dreka të mbahet në hotelin “Princesha Sofia”. Kur skuadra e Realit të mbërrijë në aeroportin e Barcelonës, “El Prat”, ata do të presin pak kohë sa të jepet drita jeshile për të vazhduar transportin e ekipeve me autobusë drejt hotelit.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ “Djajtë e Kuq” mposhtin Tottenham, triumfon Chelsea

Delo.autor

“DËSHTIMI” TEK MAN UNITED/ Sulmuesi Lukaku në fjalorin e OXFORD si folje…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Levante huazon Armando Sadikun, ja ekipi ku do të shkojë “bomberi” kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment