Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Manchester United “rrëmben” talentin norvegjez për…

Erling Braut Haland do bëhet një “Djall”. “The Sun” zbuloi mbrëmë vonë se mes Salcburgut dhe Junajtidit është arritur marrëveshja e transferimit të sulmuesit 19-vjeçar në “Old Trafford për shifrën e 76 milionë sterlinave. Për shërbimet e talentit që interesohej gjysma e Europës, Mançesteri bëri sulmin final pak ditë më parë, ku Solskjaer udhëtoi edhe personalisht për ta bindur lojtarin.

Por pjesë e marrëveshjes do të jetë që ai të vijojë të luajë për kampionët e Austrisë deri në fund të këtij sezoni në formë huazimi.

SOT NDESHJA – Trajneri i Junajtid, Ole Gunar Solskjaer, pranon se Mejson Grinud i ka hapur shumë punë me formën e tij përpara porte sa ai e ka shumë të vështirë që ta lërë jashtë skuadre adoleshentin. Sulmuesi 18- vjeçar ka shënuar 7 gola për “Djajtë” në të gjitha kompeticionet këtë sezon, një rekord që në skuadër ia thyen vetëm Rashford.

“Ai po ma bën shumë të vështirë që ta lë jashtë. Më kujtohet kur unë erdha në klub dhe vazhdoja të shënoja. Pavarësisht se mendoja se mund të luaja më mirë, komentet e trajnerit ishin: ‘është e vështirë t’i lësh jashtë formacionit lojtarët që shënojnë’.

Është shumë e vështirë të bëj skuadrën pa më kaluar Mejsoni nëpër mend”, thotë tekniku norvegjez në konferencën për shtyp përpara çerekfinales së sotme të Kupës së Ligës, kundër Kolçesterit. Ndaj ekipit të Ligës së Dytë, Solskjaer tha se do hedhë në fushë një skuadër që do ta marrë shumë seriozisht kompeticionin që “Djajtë” kanë fituar 5 herë në histori, për herë të fundit me Murinjon në vitin 2017.

Related posts

Napoli kërkon t’i mbajë gjallë shpresat për titull, Milani për Champions – formacionet e mundshme

Sadik.Autor

ZBULON NGA JETA E TIJ PERSONALE/ Lorik Cana rrëfen: Nuk i laj enët, jam Don Zhuan dhe flas 8 gjuhë

Delo.autor

FLET PËR SITUATËN E LAZIOS/ Igli Tare “karikon” ekipin: Ne nuk kemi asnjë vështirësi, do kërkojmë të…

Delo.autor

Leave a Comment