Futboll La Liga Sport

MERRET VENDIMIT/ Ndeshja mes Monacos dhe PSG shtyhet për shkak të…

Ishte planifikuar që ditën e sotme duke filluar nga ora 21:00, të luhej ndeshja e vlefshme për xhiron e 15 në Ligë 1, ajo mes Monakos dhe PSG-së.

Megjithatë kjo ndeshje është shtyrë për në ditë tjetër, dhe shkak për këtë është bërë moti i keq në Principatë. Reshjet e shiut në këtë vend janë të mëdha, duke e bërë të pamundur që ndeshja të zhvillohet sot.

Madje sipas parashikimit të motit, në orët e ardhshme pritet që të jetë një mot akoma edhe më i keq, dhe kjo ka bërë që federata të marr vendimin për shtyrjen e kësaj ndeshje.

Sfida mes këtyre skuadrave do të luhet një ditë tjetër, e cila ende nuk është caktuar dhe për këtë do të merret një vendim tjetër më vonë.

Related posts

Manchester United ‘surprizon’ Realin, gati oferta për Eden Hazard

Q.Autor

PRITET PREZANTIMI/ Barcelona zyrtarizon blerjen e re nga Manchester City, i vendos klauzolën stratosferike

Delo.autor

PAS HUMBJES ME POKER NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri Daja merr përgjegjësitë: Gabojmë pasimet elementare, por ka…

Delo.autor

Leave a Comment