Futboll Seria A Sport

PROBLEME PËR TRAJNERIN PIOLI/ Ylli i Milan largohet nga qendra stërvitore me paterica

Hakan Çalhanoglu ka pësuar një dëmtim ditën e sotme në kavilje dhe e ka pasur të pamundur të vazhdojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, turku është larguar nga qendra stërvitore me paterica. Futbollisti ka pasur një ndrydhje të kyçit të këmbës së majtë dhe nuk do të jetë me skuadrën e Milanit për ndeshjen e Ligës së Europës, ndaj Sëlltikut.

Nuk dihet ende se sa do mungojë Çalhanoglu, por ky është një problem për Piolin, pasi lojtari po kalonte një formë të shkëlqyer dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në serinë e rezultateve pozitive.

Related posts

FORMULA 1/ Leclerc bën veprimin e papritur, tek Ferrari inatosen me pilotin

Delo.autor

ANKTH TEK BARCELONA/ Konfirmohen dy raste me koronavirus

Delo.autor

NDRYSHIM RREGULLI PËR PENALLTITË NË BOTËROR/ Një monedhë bëhet vendimtare

F.autor

Leave a Comment